Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urdhri i Infermierëve: Arsimimi i infermierëve lë për të dëshiruar, jashtë shtetit s'pëlqehen
English

Urdhri i Infermierëve: Arsimimi i infermierëve lë për të dëshiruar, jashtë shtetit s'pëlqehen

Tiranë, 1 nëntor, NOA - Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë gjatë një takimi të fundit të strukturave të tij drejtuese ka ngritur me shqetësim çështjen e arsimimit të kategorisë së infermierëve, si një nga problematikat më akute që paraqet nevojën e marrjes së masave për përmirësime të menjëhershme nga instancat përkatëse.

Duke përshëndetur vënien në fuqi të ligjit të ri për “Profesionet e rregulluara”, ky institucion shtron me forcë idenë se duhet të nisë sa më parë nga puna zbatimi i tij konkret në fushën e infermierisë, si një kusht i domosdoshëm për të patur në të ardhmen infermierë sa më të kualifikuar, që dinë ta ushtrojnë me cilësi dhe standarde evropiane profesionin e tyre.

“Eshtë fakt se tashmë përgatitja e infermierëve të rinj, është kthyer në një biznes. Ku nuk po mendohet shumë për përgatitjen e tyre kualitative, sesa dhënien sa më parë të diplomave, gjë e cila rëndon më pas në përditshmërinë e punës së këtyre profesionistëve të rinj gjatë ushtrimit të profesionit të infermierit, mamisë apo fizioterapistit”, pohon lidhur me një shqetësim të tillë, presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi.

Sipas tij, aktualisht janë 25 fakultete në të gjithë vendin, të cilët diplomojnë në vit plot 3 mijë infermierë, në një kohë, kur nevojat e sistemit infermieror në rang vendi, janë të plotësuara me 12 mijë infermierë në total.

“Nga këta, në pension gjatë një viti mund të dalin rreth 300. Pra, shihni sa inflacion të madh infermierësh që po krijojnë fakultetet e reja në vend”, bën me dije Skënderi.

Duke përshëndetur liberalizimin e universiteteve dhe, duke e parë këtë si një mundësi që të gjithë të studiojnë dhe marrin dijet që dëshirojnë, por ama në kushtet kur ka një ofertë të madhe me infermierë në fund të studimeve dhe një kërkese më të vogël të ofruar nga shërbimi shëndetësor në rang vendi, ai tha se nevojitet që ministria e Arsimit të ndërhyjë patjetër.

“Ne si Urdhër i Infermierit, jemi të bindur se ligji i profesioneve të rregulluara do ta rregullonte më së miri këtë amulli të krijuar, pasi ai parashikon brenda neneve të tij si rregull, realizimin e një Provimi Shteti për të testuar cilësinë profesionale të një infermieri. Ashtu siç parashikon ligji për Profesionet e Rregulluara, nr.10171 datë 22.10.09, studenti pas mbarimit të fakultetit dhe marrjes së diplomës në xhep, do të duhet që përveç praktikës profesionale, të kryejë dhe Provimin e Shtetit. Kalimi i këtij provimi do t’u japë studentëve të drejtën që të regjistrohen në një Urdhër Profesional (UP). Vetëm në këtë moment, ai duhet të ketë të drejtën që të ushtrojnë profesionin”, sqaron Skënderi.

Kështu, Provimi i Shtetit, i cili do të realizohet sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit, do të japë mundësinë e testimit të njohurive të kandidatit, si dhe do të vlerësojë specifikat e tij për çdo profesion.

Nga ana tjetër, Skënderi thotë se edhe realizimi i një praktike profesionale, krahas studimeve universitare do t’i ndihmonte mjaft infermierët e sapodiplomuar që ata të ishin sa më kualitativë në ushtrimin e profesionit të tyre, pasi për ta bërë këtë, dihet që një infermieri nuk i mjaftojnë gjithë librat, nëse nuk ushtron praktikë me pacientin.

“Praktika profesionale synon përvetësimin efektiv të njohurive teknike, praktike dhe etike të profesionit, mënyrat e së cilës përcaktohen nga autoriteti kompetent, prandaj është mëse e nevojshme”, deklaron ai.

Përse ka rënë cilësia e infermierëve?

Sipas Skënderit, infermierët e rinj rezultojnë që të jenë më pak të kualifikuar, edhe pse me më shumë vite shkollë, se kolegët e tyre më të vjetër në këtë profesion, pasi atyre u ka mjaftuar marrja e diplomës, pa patur mundësi për të ushtruar praktikë për ushtrimin e profesionit të tyre.

“Ajo që na shqetëson neve, është fakti se haraçin për këtë gjë e paguan pacienti”, thotë Skënderi.

Duke shtuar se ministria e Arsimit duhet që krahas liberalizimit të arsimit të lartë për këta lloj profesionistësh të sistemit shëndetësor, të kërkojë edhe më tepër llogari ndaj instutucioneve që e ofrojnë atë për më shumë cilësi dhe plotësim standardesh. Në mënyrë që infermierët shqiptarë, të jenë kompetitivë, konkurrues dhe me të njëjtat cilësi profesionale, si homologët e tyre evropianë.

Sipas drejtuesve të Urdhrit të Infermierëve, është fakt që infermierët shqiptarë nuk kanë konkurruar dot siç duhet në tregun evropian.

“Përshembull, homologët italianë janë ankuar për cilësinë e dobët të cilësisë së ushtrimit të profesionit nga ana e infermierëve shqiptarë, pasi këta të fundit kanë punuar bashkë me ta në spitalet italiane, megjithëse kanë qenë të diplomuar”, pohon presidenti i UISH, Sabri Skënderi.

Sipas tij, tregu ndërkombëtar i punës së infermierëve, mamive apo fizioterapistëve ka nevojë për cilësi dhe standarde të larta në ushtrimin e profesionit, pasi eksperienca ka treguar që infermierët shqiptarë, lënë për të dëshiruar lidhur me to.

n.e/NOA

KOMENTE