Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën një Benz, kapen në flagrancë 2 studentë
English

Vodhën një Benz, kapen në flagrancë 2 studentë

Gjirokastër, 1 nëntor, NOA – Dy studentë të universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër janë arrestuar prej forcave të policisë pasi u kapën në flagrancë me një automjet benz të vjedhur, ndërsa u konstatua se njëri prej tyre ka kryer edhe një seri vjedhjesh të tjera.

Ngjarja bëhet me dijeni nga burimet policore të qytetit jugor për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, dy të ndaluarit janë Renato Gramozi, 19-vjeç, lindur dhe banues në Çorovodë, student i degës së turizmit, viti i parë dhe Eril Hasanago, 18-vjeç, edhe ky lindur dhe banues në Çorovodë e student i turizmit gjithashtu.

Konkretisht, duke u gdhirë dita e djeshme, në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelënë , pranë liqenit të Viroit në dalje të qytetit Gjirokastër, këta të dy janë kapur në flagrancë me një benz të vjedhur, nga ana e forcave të policisë së Gjirokastrës.

Mësohet se në një rrugicë në afërsi të Spitalit Rajonal Gjirokastër, konkretisht në lagjen “18 Shtatori”, ata kanë hapur me çelës tjetër automjetin tip Benz me targa Gj 97 51 A, në pronësi të një banori të Gjirokastrës me inicialet GJ.F.

Më pas, ata e kanë ndezur automjetin dhe janë nisur në drejtim të qytetit Skrapar.

Ndërkaq, në momentin e kapjes nga policia këtyre shtetasve përveç automjetit të vjedhur ju kapën edhe dy çelësa që i kishin përdorur për të vjedhur automjetin, një thikë dhe një dorezë boksi.

Pas një pune të mirëfilltë profesionale dhe hetimore, rezultoi se Renato Gramozi, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë shokë të tij nga Çorovoda , ka kryer një sërë vjedhjesh të tjera gjatë vitit 2009 në Skrapar.

Konkretisht, në muajin dhjetor 2009, ka vjedhur një shumë prej 30.000 lekësh të reja në një dyqan pikë shumice në Skrapar; dy lokale ku ka marrë steka me cigare dhe pije të ndryshme alkoolike; ndërsa në muajin shkurt, brenda javës ka vjedhur tre herë një pikë me kompjutera lojëra fati APEX, ku çdo herë ka marrë nga një shumë të konsiderueshme lekësh që varionin nga 19.000 në 25.000 mijë lekë çdo herë.

Ka rezultuar se këto vjedhje kishin ndodhur, por kishin mbetur pa u zbuluar.

Nga ana e policsë u bë arrestimi në flagrancë i të lartpërmendurve për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, u bë sekuestrimi i automjetit, thikës , çelësave dhe dorezës së boksit në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE