Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, obligim dhe përgjegjësi për të gjithë
English

Zgjedhjet, obligim dhe përgjegjësi për të gjithë

Nuk ka shumë rëndësi nëse në Kosovë do të kemi proces zgjedhor të parakohshëm, apo edhe të jashtëzakonshëm: koha që të kishim zgjedhje të rregullta, u tret! Por mbi të gjitha, kjo është një provë e institucioneve dhe e qytetarëve, një provë e sistemit dhe e qeverisjes. Duke mos i komentuar shkaqet që vendin e kanë sjellë deri te këto zgjedhje qendrore jo të rregullta, të gjithë duhet të jemi koshient për ta honepsur faktin se, nuk jetojmë në sistemin monist por në sistemin demokratik-pluralist dhe se shoqëritë dhe shtetet, mund të ballafaqohen me lloje të ndryshme të zgjedhjeve: të rregullta, të parakohshme, të jashtëzakonshme.

Nga Fehmi Ajvazi*

IRepublika e Kosovës, tashmë ka hyrë në procesin tjetër zgjedhor, pas zhvillimeve të njohura politike. Nuk ka shumë rëndësi nëse në Kosovë do të kemi proces zgjedhor të parakohshëm, apo edhe të jashtëzakonshëm: koha që të kishim zgjedhje të rregullta, u tret! Por mbi të gjitha, kjo është një provë e institucioneve dhe e qytetarëve, një provë e sistemit dhe e qeverisjes. Duke mos i komentuar shkaqet që vendin e kanë sjellë deri te këto zgjedhje qendrore jo të rregullta, të gjithë duhet të jemi koshient për ta honepsur faktin se, nuk jetojmë në sistemin monist por në sistemin demokratik-pluralist dhe se shoqëritë dhe shtetet, mund të ballafaqohen me lloje të ndryshme të zgjedhjeve: të rregullta, të parakohshme, të jashtëzakonshme. Republika e Kosovës, është shtet relativisht i ri. Shtet-ndërtueshmëria dhe procesi menaxhues qeverisës, ashtu si edhe vetë mosha shtetërore e Kosovës, mund të ishte menduar qysh moti që nuk do të kalojnë vetëm mbi lule dafine por, edhe mbi situata të vështira dhe mbi probleme me dimensione të ndryshme. Në rrethanat aktuale dhe përballë proceseve aktuale, u takon të gjithë qytetarëve dhe shtresave të ndryshme shoqërore, u takon mekanizmave përgjegjës të vendit që të jenë të mobilizuar, aktiv, syçelur në mënyrë që procesi zgjedhor aktual, të realizohen me përkushtim njerëzorë dhe ligjor, gjithnjë në kondita të obligimeve dhe përgjegjësive të caktuara. Krejt çka po dua të them është ajo që, procesi të menaxhohet me kujdes dhe të bazohet në rendin Kushtetues dhe, në rendin e normave dhe ligjeve në fuqi. Kur jemi te procesi zgjedhor për pushtetin Qendror, janë me dhjetëra aktorë që janë të përfshirë në këtë proces në forma dhe mënyra të ndryshme: një pjesë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe në pjesë e tyre në mënyrë të tërthortë. Këtu në këtë shkrim, po i theksoj tre aktorë të njohur, te cilët drejtpërsëdrejti (më shumë, a më pak), interferojnë procesin zgjedhor: Subjektet Politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mediat.

Subjektet Politike (iniciativat qytetare, nismat e pavarura-individuale, koalicionet), janë forma të organizuara-shoqërore, të cila e përbëjnë shumësinë e jetës publike dhe, sidomos të procesit zgjedhor. Si të këtilla, veçanërisht në kohën e dekretimit të zgjedhjeve, janë pjesë e pandashme e procesit zgjedhor. Subjektet Politike, janë shtuar dhe po shtohen dita ditës. Në zgjedhjet Lokale 2009, morën pjesë në garën zgjedhore, 72 subjekte politike. Ndërkaq, numri i Partive Politike të regjistruara, ka kaluar mbi 65 sosh, me tendencat që ky numër të rritet edhe më shumë. Prandaj, gjëllimi politik dhe partiak në Kosovë, hynë në tratativa të thella publike. Subjektet Politike, shumësia dhe larmia e tyre, konsiderohen si sharmi i demokracisë. Por, demokracia si sistem dhe jeta plurale, janë rrjedhë e obligimeve dhe përgjegjësive kontinuitive. Subjektet Politike, u nënshtrohen normave dhe rregullave të shumta: prej atyre etike-morale, e deri te ato ligjore. Subjektet Politike, krijojnë relacione të përditshme, qoftë në raport me vetën e tyre ( anëtarësia, programi dhe statuti, organizimi ), dhe qoftë me qytetarët dhe institucionet. Jeta e Subjekteve Politike, është dinamike dhe e ballafaquar me konkurrencë e vlera, nga më të ndryshmet. Paraprakisht, konsiderohen edhe si “fryma” e demokracisë dhe e jetës plurale ngase, përfaqësojnë interese dhe vlera të elektoratit dhe të qytetarisë në institucione dhe shtet.

II

Subjektet Politike, janë krejt “live”, kur ka zgjedhje. Subjektet Politike, atakohen nga procesi zgjedhor apriori, ngase janë pjesë e procesit zgjedhor dhe se me prezencën e tyre në zgjedhje dëshmojnë pjesëmarrje aktive. Subjektet Politike në këtë mënyrë dinamizojnë vlerat dhe programet e tyre, si dhe dinamizojnë rregullat dhe normat zgjedhore, e kësisoj i japin procesit imazhin e zbatueshmërisë, të besueshmërisë, të përfaqësimit politik dhe ligjor. Kjo do të thotë që Subjektet Politike, nuk janë apriori, statist të procesit, fallgjinjë të procesit, paragjykues të procesit por, janë aktorë aktiv të procesit. Në këtë mënyrë, ato kanë edhe obligimet dhe përgjegjësitë e rrjedhës së procesit. Duke qenë aktorë të denjë të procesit zgjedhor, Subjektet Politike që marrin pjesë në zgjedhje, në cilëndo mënyrë, duhet të dëshmojnë gjithmonë kulturë të lartë politike dhe partiake, vlera të larta programore, afinitete praktike në zbatimin e procesit zgjedhor. Subjektet Politike, duhet të dëshmojnë etikë dhe moral të lartë në publik, kulturë demokratike, fushatë që krijon norma dhe standarde të qëndrueshme për procesin, me një fjalë, empirizëm pozitiv për shoqërinë dhe institucionet. Një proces zgjedhor, i cilitdo lloj (nëse ky proces ndodh), do të duhej të përbënte në fund të fundit, jo fatkeqësinë, por domosdoshmërinë shoqërore dhe shtetërore të realizimit të tij. Shoqëria e organizuar, shteti kërkojnë gjithmonë funksionalitet dhe, qëndrueshmëri organizative.

Zgjedhjet, nuk sjellin vetëm momente të garës për pushtet. Zgjedhjet, sjellin edhe përvojën e garës së këtillë. Subjektet Politike, në çdo mënyrë duhet të dëshmojnë dhe kultivojnë kulturë të sjelljes politike, garë të moralshme dhe të përgjegjshme, kulturë besimi, siguri për procesin etj. Subjektet Politike, duhet të mbesin pjesë e procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në fund: natyrisht, jo duke e ndezur “zjarrin e Heraklitit” pa masë, por në masën e duhur politike dhe ligjore.

Një faktor tjetër krucial i procesit zgjedhor, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në përgjegjësitë e veta, ky komision jo vetëm që është shtyllë e procesit zgjedhor por, përbën strukturën e njërit nga institucionet më të rëndësishme të demokracisë, të ndërtimit të vlerave të shtetshmërisë dhe të sistemit. Sa herë që ky institucion, nuk do ta kryente punën e vetë brenda ligjit dhe brenda qarkut të besueshmërisë ligjore, nuk do të kishte imazh të mirë. KQZ është një institucion ku Subjektet Politike, apriori, do të kishin intenca dhe nevoja për t’i interferuar dëshirat dhe qëllimet e tyre. Por, KQZ nuk është një institucion që ndikohet lehtë. Brenda tij, punojnë pandërprerë 364 ditë me dhjetëra punëtorë, me përgjegjësi të ndryshme. Qindra operacione, plane, vendime, mbledhje përshkojnë punën e këtij institucioni që për fat të tij, kuptohet si “live”, vetëm kur ka zgjedhje. E kur jemi te zgjedhjet, me një lehtësi të papërballueshme, këtyre ditëve të një dimri të paralajmëruar si të ashpër, KQZ është kthyer në objekt trajtimi nga partitë, politikanët, deputetët, komentatorët, analistët, mediat etj. Unë, këtu s’mund të hyjë domosdo që të konstatoj nëse kjo bëhet me apo pa të drejtë, por sa kuptoj unë, me gjasë, të gjithë kanë harruar nga pak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur. Si i këtillë, ka vetëm një mision: misionin e administrimit të zgjedhjeve. Ndërkaq, besoj që do të duhej të pushonin zërat që e dëmtojnë punën dhe imazhin e KQZ-së, ngase dihet se cili është ky institucion, kujt i përgjigjet, cili është roli i tij etj. E kundërta: procesi zgjedhor, është në zhvillim e sipër. Ky proces, nuk i përket vetëm KQZ. Prandaj, KQZ ka nevojë për ndihma konkrete-reciproke, për përkrahje morale dhe ligjore, për vlerësim dhe shtytje të gjithanshme. Më 20 tetor 2010, KQZ nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe të tjerë memorandume do të nënshkruhen në ditët në vijim me shumë institucione vendore. KQZ, është duke u përkrahur vazhdimisht nga mekanizmat si Policia e Kosovës, KFOR-i, nga organizatat ndërkombëtar (OSBE, IFES ), nga Zyret e Ndërkombëtare etj.

III

Përkrahja e brendshme, është vendimtare. Ndërkaq, analizat e ndryshme ad-hoc, komentet, konstatimet jo të sakta, paragjykimet, monstrat e tjera që hirësojnë imazhin e KQZ-së, nuk mund të kthehen në fushatë për këtë institucion. KQZ, duhet lënë rehat në përgjegjësitë e veta ligjore. Çdo tentativë për ta mbajtur peng këtë institucion, për ta denigruar, për ta lustruar me ngjyrat e një imazhi të stërkequr-mizerabël, është mënyra e shëmtuar e dëshirës dhe e interesit për të mos e parë Republikën e Kosovës në këmbë të shëndosha dhe, stabile. S’ka dyshim që pajtohem me faktin se, KQZ ka përgjegjësi të mëdha ligjore lidhur me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve dhe s’mund t’i shpëtoj asnjëherë përgjegjësive në këtë drejtim. KQZ, ka edhe pjesën e vetë të përgjegjësisë që të kujdeset për ndërtimin pozitiv të imazhin e vet. Por, KQZ nuk mund të trajtohet nga askush, si një send institucional-publik (res-publica).

Zgjedhjet, në kohërat tona moderne, janë në focus të ashpër të mediave. Në fakt, mediat janë transmetuesi i paanashkalueshëm i procesit zgjedhor në opinion. Si të këtilla, ato kanë përgjegjësi të larta për punën e tyre, për agjendat e tyre. Njësoj, edhe të gjithë ata që ndodhen përballë mediave dhe, në focus të mediave. Personalisht, mendoj që mediat meritojnë trajtim shumë më serioz. Bashkëpunimi me mediat, përfundimisht duhet të kthehet në interes reciprok. Pa prezencën e mediave, pa fjalën e tyre, pa teknologjinë e tyre demokracia dhe sistemi, qeverisja, shteti, siguria dhe shumë segmente të tjera të jetës së organizuar, pothuajse nuk marrin frymë, nuk gjëllojnë. Megjithatë, tek ne, relacionet ende mbeten të ngatërruara. Duke filluar që nga aspekti i nevojës, vlerës, cilësisë, profesionalitetit e deri te aspektet etike, morale, ligjore raportet në mes të faktorëve të ndryshëm shoqërorë dhe institucional, përfshirë edhe mediat mbeten jo shumë të qarta, disa herë acaruese. Janë shumë shkaqe që determinojnë kondita të shpërputhshme mes nesh por, mediat janë një katalizator që ndërmjetësojnë etapat e proceseve, gjendjet, kulturat, politikat etj. Në Kosovë, e sidomos në Prishtinë, është mjaft i madhë numri i mediave të shkruara dhe i atyre radio vizuale. Gjithashtu, edhe numri i përfaqësuesve të tyre ( i gazetarëve, redaktorëve, korrespondentëve, fotoreporterëve, kameramanëve etj.). Prandaj, artikulimet e tyre në letër dhe në etër (lajmet, komentet, analizat, raportet, temat, debatet, intervistat etj.), janë thellësisht strategjike ose, paraprakisht do të duhej t’ishin strategjike në kuptimin pozitiv: për shoqërinë dhe vendin. Por në cilësinë e personit kryesor të komunikimit me mediat në KQZ, për gati dy vjet, nuk më ka ndodh që të thërras një media apo një gazetar, e të thotë: dua ta realizoj një raport të gjërë apo, një reportazh për punën dhe të arriturat në KQZ…!

IV

Mediat, nuk mund të ndjekin vetëm anën e errët të lajmit, raportit, debatit, intervistës, komentit etj. Shoqëria, institucionet, përgjegjësit janë edhe pjesa e ndritshme e zhvillimit të organizuar sepse, ndryshe edhe s’bënë…! Të këtilla, duhet të jenë edhe proceset zgjedhore, pavarësisht nëse janë të rregullta, të parakohshme, të jashtëzakonshme. Zgjedhjet aktuale në Republikën e Kosovës, nuk mund të shihen apo të trajtohen si puna e tërmetit. Më saktë, zgjedhjet janë ndodhje normale në sistemin e demokracisë pavarsisht nëse janë të rregullta, apo edhe të jashtëzakonshme. Edhe shtetet me tradita shumë të thella demokratike, ballafaqohen me këso procese. Mediat, mund dhe duhet të ndikojnë që të kemi procese të relaksuara, normale, pa konfliktualitet. Mediat, me fuqinë e tyre të njohur, duhet t’u japin edhe shtytje pozitive proceseve dhe jo të ndihmojnë në politizimin e skajshëm të tyre, më saktë, në stërkeqjen e tyre. Natyrisht, pa e anashkaluar rolin e tyre primar: informimin e drejtë, të shpejtë, të saktë…

* Analizë e dërguar nga autori

KOMENTE