Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albumi 4 “Shqipëria nga ajri”, i kushtohet monumenteve të kulturës
English

Albumi 4 “Shqipëria nga ajri”, i kushtohet monumenteve të kulturës

Tiranë, 2 nëntor, NOA – “Shqipëria nga ajri”, vëllimi i katërt i këtij botimi luksoz që do t’i kushtohet vetëm monumenteve të kulturës, do të jetë një nga botimet në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë.

Suksesi i tre vëllimeve të mëparshëm që Alket Islami i realizoi në bashkëpunim me MTKRS-në, bënë që të të botohet edhe një vëllim i katërt mbi monumentet e kulturës, parqet arkeologjike dhe qendrat historike, kaq të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Albumi do të përmbajë mbi 300 foto, në formatin 38 cm me 38 cm dhe printimi i tyre do të realizohet mbi 6 ngjyra bazë, ndërsa fotografitë nuk do të jenë të gjitha në formë posteri, por të konceptuara edhe me më shumë pamje brenda një fotografie artistike.

Në ministrinë e Kulturës u nënshkrua sot edhe një marrëveshje për botimin e këtij albumi të Shqipërisë nga ajri.

Në këtë marrëveshje, MTKRS siguron një publikim cilësor, por edhe një database fotosh, që pasqyrojnë gjendjen reale të monumenteve dhe përveç vizitorëve, ato u shërbejnë edhe institucioneve të trashëgimisë dhe turizmit, për promovimin e mëtejshëm të tyre, por edhe monitorimin e gjendjes së tyre.

Ministri Xhaferaj u shpreh në këtë mbledhje se albumi do evidentojë të gjithë potencialin arkeologjik, monumentet e kulturës, kishat, manastiret, xhamitë, shtëpitë e vjetra, duke nënvizuar se ai është i domosdoshëm për rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri.

Albumi “Shqipëria nga ajri” do të shoqërohet edhe me tekst informativ dygjuhësh, që do të realizohet nga grupi i punës, në shqip dhe anglisht. Gjatë fotografimit të monumenteve, stafi i discovery albania dhe i aeronautikës shqiptare do të shkojë në çdo rreth duke qëndruar me ditë në to, në formë kampingjesh, që do të ngrihen afër monumenteve të kulurës.

Po kështu i tërë aksioni i realizimit të fotografive për albumin e katërt të “Shqipërisë nga ajri do të jetë pjesë e një dokumentari televiziv.

Mandej shtypja dhe printimi i albumit do të realizohet në Slloveni, përgjatë dy vitesh.

mit/NOA
KOMENTE