English

Fergie dhe Slash, bukuria dhe rreziku, elementët kryesor të video-klipit

Nju Jork, 3 nëntor NOA - Bukuria dhe rreziku janë elementet e videos së re, “Beautiful Dangerous”, që sheh së bashku Fergien dhe Slash. Këngëtarja e Black Eyed Peas, faktikisht, është veshur në rolin e një fanseje që kërkon të takojë idhullin e saj, në këtë rast kitaristin e famshëm.

Ajo arrin ta joshë pas një koncerti, më pas e drogon dhe e çon në shtëpinë e saj ku e lidh atë dhe e kërcënon me një thikë. Video-klipi është regjistruar në muajin gusht dhe është ideuar pikërisht nga vetë këngëtarja.

r.b/NOA

KOMENTE