Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjuajti me shishe gjyqtarin, tifozi shpallet në kërkim
English

Gjuajti me shishe gjyqtarin, tifozi shpallet në kërkim

Krujë, 2 nëntor, NOA - Ndeshja e djeshme mes ekipeve të Kastriotit dhe Dinamos, u shoqërua me një incident, i cili nuk ka lënë shije të mirë tek ndjekësit e saj.

Kështu, ndërsa minutat e fundit po dhuronin një futboll tepër të rëndë, një tifoz ka goditur me shishe plastike gjyqtarin anësor të ndeshjes.

Siç bëjnë me dijeni burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, tifozi agresor është një 28-vjeçar me emrin Fatos Kullaj, lindur e banues ne fshatin Zezë të komunës Nikël në Krujë, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në mungesë.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Kastrioti-Dinamo, në fund të pjesës së parë, ai ka goditur me një shishe plastike 0.5 litërshe në qafë gjyqtarin anësor, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Më pas, ky person është larguar menjëherë duke shfrytëzuar tifozërinë e shumtë në shkallët e stadiumit.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Krujës për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.

n.e/NOA

KOMENTE