Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti për parlamentin e ri miratoi ndërtimin e tij tek Piramida
English

Komiteti për parlamentin e ri miratoi ndërtimin e tij tek Piramida

Tiranë, 2 nëntor, NOA - Komisioni shtetëror për ndërtimin e Kompleksit të ri parlamentar ka miratuar sot pas një debati në kryesinë e kuvendit, vendimin për ftesën për studiot, për rregulloren dhe njësinë teknike dhe për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për për ndërtimin e tempullit të ri të parlamentarizmit.

Komisioni shtetëror për ndërtimin e parlamentit të ri përbëhet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri, Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi dhe ministri i Financave Ridvan Bode.

Gjatë debatit mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Bashkisë, shefi i ekzekutivit tha se pas 100 vitesh, Shqipëria do të ketë Parlamentin, në godinën më dinjitoze dhe më moderne të kryeqytetit.

Kryeministri theksoi në këtë suazë se institucioni themelor i këtij shteti pas 100 vitesh rruge të komplikuar të këtij vendi, nga kaos në mbretëri, nga mbretëri në okupacion, nga okupacion në diktaturë, ka vend për Parlamentin e ri”.

Ai e cilësoi ndërtimin e parlamenti si një imperativ para së gjithash funksional, pasi Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka Parlamentin e saj, por e ka atë në ndërtesa të ndryshme dhe në distanca, dhe jo tërësisht funksional”, parashtroi kryeministri Berisha, duke nënvizuar se maketi i kompleksit të ri parlamentar, krahas jurisë arkitekturore do të votohet dhe elektronikisht nga juria e qytetarëve.

Madje kryeministri Berisha konfirmoi rishtas se “vendimi për prishjen e Piramidës, ish muzeu i diktatorit komunist, ku do të ndërtohet Parlamenti i ri, është i rëndësishëm, pasi rëndësia e godinave nuk mund të fetishizohet nga periudha të caktuara historike, por nga vlerat e të tashmes dhe të së ardhmes”.

Por, duke ndërhyrë në këtë debat për ish piramidën, kryebashkiaku Edi Rama kundërshtoi, duke thënë se “Kur flasim për Piramidën, nuk bëhet fjalë për mazoleume apo Enverin, pasi Enverin shqiptarët e kanë përcjellë vite më parë, por ajo çka ne duhet të bëjmë, është që të mos i nënshtrohemi talebanizmit, pra dukurisë së hedhjes në erë të gjithçkaje”, duke theksuar se piramida mund të vlente edhe për ruajtjen e një kujtese kolektive që dëshmonte hijen e rëndë të diktaturës së Enver Hoxhës.

Por, kryetari i Bashkisë, njeherësh i shefi i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se partia që ai drejton, është dakort për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar në zonën e Piramidës.

Këtu ai theksoi se “Në rast se është fjala për të ndërtuar një parlament të ri aty ku gjendet piramida, unë dhe ne jemi dakort, me kushtin që kjo gjë të bëhet ashtu siç e bën bota, me një konkurs ndërkombëtar me arkitektë të njohur me propozime të njohura, jo me konkurse ndërkombëtare, si ajo që u bë për konkursin parardhës, por që u keqpërdor”, vërejti zoti Rama.

Fjalën në këtë diskutim e mori edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila në fjalën e saj theksoi se është domosdoshmëri ngritja e parlamentit të ri, duke thënë se “Nuk eksizton as edhe në rajon, një godinë e papërshtatshme, një godinë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me atë që do të ishte Tempulli i Demokracisë, me atë që duhet të ishte parlamenti i Shqipërisë. Dhe Maqedonia, Kosova Mali i Zi e kanë më të bukur dhe më funksional, pa folur pastaj për parlamentet e Evropës parlamentet e vendeve ish-Sovjetike , Azisë, Afrikës etj”.

“Kjo ka qenë një ndër arsyet më kryesore që vendin tonë nuk mund ta linim më, me një parlament, që ngjasonte me një klasë për nga forma dhe mungesa e funksionalitetit. Kjo nuk është vetëm për godinën e seancave plenare, por kjo është vetëm njëra anë. Edhe zyrat ku ne jemi sot, edhe komisionet parlamentare, nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që, duhet të ishin sallat e komisioneve parlamentare, ku as gazetarët dhe kamerat nuk mund të kryejnë asnjë punë vërtetë serioze, siç i takon një parlamentari”, theksoi zonja Topalli.

Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se studiot që do të marrin pjesë do të jenë më të mirat, duke nënvizuar se me ndërtimin e Parlamentit të ri zgjidhet edhe çështja e gjyqësorit, pasi kjo e tanishmja është një godinë e shkëlqyer për të qenë një godinë e drejtësisë, meqënëse dhe në njërin krah, është Gjykata Kushtetuese.

Topalli shtoi se në hapësirat e tjera mund të vendosen Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas diskutimeve, Komisioni Shtetëror për ndërtimin e Parlamentit të ri miratoi projektvendimin për listën e studiove të njohura ndërkombëtare, të cilave tashmë do t’u dërgohet kërkesa për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për maketin e kompleksit të ri parlamentar, rregullorja e organizimit të Konkursit Ndërkombëtar dhe shpallja e njoftimit për organizimin e këtij konkursi, në revistat e specializuara ndërkombëtare.

mit/NOA
KOMENTE