Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mocioni i mosbesimit, Thaçi: Votoni që të zgjidhet kriza institucionale
English

Mocioni i mosbesimit, Thaçi: Votoni që të zgjidhet kriza institucionale

Prishtinë, 2 nëntor, NOA – Ndërsa Kuvendi i Kosovës po diskuton për mocionin e votëbesimit të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, ky i fundit gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit i ka kërkuar deputetëve të votojnë për t’i dhënë fund krizës institucionale që ka përfshirë shtetin e ri të Kosovës, pas daljes nga koalicioni qeveritar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dy javë më parë, me një vendim të kreut të saj Fatmir Sejdiu.

“Interesi i Kosovës duhet të jetë në plan të parë, tha kryeministri i Kosovës në parlament, duke nënvizuar se qeveria e tij sot po përballet me një test demokracie.

Kryeministri Thaçi theksoi sakaq se krizën institucionale nuk e solli qeveria dhe partia e tij, e nuk e deshën as ndërkombëtarët, por sikundër tha kryeministri i Kosovës, sot është koha që gjeneratave të reja mund t’u jepet shembulli se demokracia në Kosovë funksionon ashtu siç funksionon shteti i ri.

“Unë besoj se sot do veproni drejt duke i dhënë fund krizës institucionale politike për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Zgjedhjet e reja do t’i japin fund krijimit të institucioneve të reja, që do të jenë dhe më të fuqishme. Dua te theksoj se nuk jemi ne shkaktare të kësaj krize, kriza na u imponua”, bëri me dije kryeministri i Kosovës. Andaj në këtë kontekst Thaçi i bëri thirrje deputetëve të votojnë pasi vota e tyre është një vendim i ri që do të konsolidojë edhe më shumë shtetin e ri.

“Vota juaj sot do lejojë për gjenerata të tëra dhe do afirmojë aspiratën për liri dhe demokraci. Jam i nderuar që kam punuar me ju dhe angazhohem se do të vazhdoj të punoj më fuqishëm në qeverinë e re”, garantoi shefi i ekzekutivit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nisi sot të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi i paraqitur javën e shkuar nga partia në opozitë, Aleanca Kosova e re e drejtuar nga Behxhet Pacolli, i cili e mbrojti sot në kuvend mocionin e mosbesimit, duke nënvizuar se qeveria ka drejtuar në mënyrë klandestine.

Kur ende nuk është votëbesuar ky mocion mosbesimi, duhet thënë se nëse ai miratohet me shumicën e nevojshme të votave në seancën e sotme që ende po vijon, atëherë qeveria Thaçi do të rrëzohej duke i hapur rrugën shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të duhet të mbahen në fund të këtij viti.

Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Republikës, Jakup Krasniqi pas takimeve me partitë politike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 13 shkurt.

Por, një ditë më vonë kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu shpalli largimin nga qeveria e e koalicionit me PDK-në e Thaçit, gjë që solli hyrjen e shtetit të Kosovës në krizë institucionale, pasi disa nga ministrat e qeverisë, dorëzuan portofolet e tyre, duke lënë dikasteret vakante.

Ende pritet votimi i kuvendit të Kosovës, i cili do të vendosë nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra përpara fundit të këtij viti, ose në zgjedhje të parakohshme, që janë caktuar për tu mbajtur në 13 shkurt.

mit/NOA
KOMENTE