Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk e pranoj dot talebanizmin
English

Nuk e pranoj dot talebanizmin

Nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyn me dinamitë dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Të shembësh një sistem vilash të tera për të ngritur mauzoleun e Enver Hoxhës, është gjithashtu pjesë e paranojës se kësaj diktature. Evropa, jo më kot e krahasoi Enverin me Hitlerin. Enveri nuk sulmoi kombe dhe vende të tjera, por sulmoi dhe shkatërroi vlerat e kombit të tij

Nga Edi Rama

Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pikërisht se është parlamenti i vendit tonë dhe nuk është parlamenti i një pale, po është parlamenti i të gjitha palëve që përfaqësohen në kuvend përmes deputetëve. Ne e kemi mbështetur pa asnjë ngurrim nismën tuaj zonja Topalli për konkursin e mëparshëm të parlamentit të ri. Jo vetëm kaq por besoj që dhe përgëzimet që ju kemi bërë asokohe kanë qenë plotësisht të merituara pasi edhe për eksperiencën time në krye të bashkisë në raport me konkurset ndërkombëtare e kam thënë asokohe dhe e përsëris edhe sot që ka qenë një ndër konkurset më të mirë organizuar dhe me një rezultat që ishte dhe mbetet spektakolar për nga pikëpamja e zgjidhjes. Jo më kot juria ndërkombëtare e asaj kohe e drejtuar nga një personalitet i padiskutueshëm që nuk ka asnjë gjasë të ketë dashur të bashkojë të vdekurin me të gjallin, bëri një zgjedhje shumë të guximshme për atë sallë. Unë e kam parë me shumë vëmendje të gjithë propozimin, nuk është e vërtetë që ai propozim zgjidhte vetëm çështjen e sallës dhe ju siguroj që ajo sallë do të ishte unike në botë, se salla parlamentesh ka në çdo vend që voton, ka të vjetra, ka të reja, ka gjithfarëlloj zgjidhjesh e teknologjish, por atë sallë në atë kontekst nuk e ka asnjë vend i botës. Ajo sallë do të kishte një unikalitet të papërsëritshëm për vetë historinë dhe kurajën e arkitektëve dhe të jurisë që bëri atë zgjedhje. Unë e takova kryetarin e jurisë i entuziazmuar për zgjedhjen e bërë dhe ajo më tha faleminderit për komplimentet por shpresoj që ju ta ndërtoni këtë sallë e të mos trembeni nga kurajoja e arkitektëve dhe jurisë për të zgjedhur pikërisht këtë projekt.

Gjithsesi këtu ka edhe një aspekt tjetër, që është aspekti që lidhet me vizionin e qeverisë tuaj, që lidhet me procesin tuaj qeverisës, që lidhet me mënyrën sesi ju e konceptoni këtë proces dhe sesi ju nuk e keni për gjë të improvizoni përditë dhe madje me kosto sepse për atë konkurs u angazhua edhe një burim që mund të jetë modest në raport me tërë buxhetin e shtetit, por që për standardet e një konkursi ndërkombëtar ishte një burim i konsiderueshëm, në përgjigje të ambicies për të pasur një konkurs ndërkombëtar të nivelit më të lartë dhe ai ishte një konkurs ndërkombëtar i nivelit më të lartë.

Pse u hoq dorë nga ai projekt? Pse sot mbas një periudhe kohe relativisht të gjatë dhe të shkurtër njëkohësisht ne rimblidhemi këtu për një projekt tjetër, për një konkurs tjetër, për një ide tjetër. E cila ka legjitimitetin e vet, ka dhe problematikën e vetë por më parë duhet të konsiderojmë aspektin etik të çështjes, që ka të bëjë me shpenzimin e financave të shtetit për një konkurs i cili ishte i suksesshëm dhe që produkti i tij nuk u materializua siç do të ishte e udhës dhe sot do të ishim duke e parë të përfunduar atë projekt që zgjidhte plotësisht edhe problemin e sallës edhe problemin mjediseve edhe problemin e lëvizshmërisë dhe mbi të gjitha i jepte Shqipërisë një parlament unik në botë. E them me bindje këtë gjë sepse askund nuk ka një zgjidhje të ngjashme dhe një kontekst të ngjashëm. Në rast se do ti riktheheshim materialeve dokumentare prezantimi i arkitektëve që e fituan konkursin është shumë i vlefshëm kulturalisht dhe konceptualisht edhe për ju që nuk dalloni dot godinën nga konteksti historik, ky është problem kulture. Në rast se i kthehemi atij prezantimi arkitektët e përcaktuan shumë qartë qëllimin e tyre dhe dhanë arsye jashtëzakonisht legjitime për zgjedhjen e tyre, që sallën e parlamentit ta vendosnin mbi këtë godinë, duke i dhënë një raport të ri me historinë parlamentit të këtij vendi, i cili lindi pas njëmijë e një sakrificash dhe martirizimesh dhe godinës e pastaj e vetë bulevardit.

Gjithsesi në ndërkohë ka dhe një tjetër aspekt. Siç vjen sot dhe improvizon këtu kryeministri, improvizoi për të bërë teatrin më të bukur në botë edhe galerinë më të bukur në botë tek piramida. Ai improvizim i kushtoi shqiptarëve disa miliona euro. Një improvizim absurd dhe një vendimmarrje absurde për të hequr Top-Channel nga piramida në atë kohë. Jemi këtu për t’ju rikthyer asaj hapësire pasi janë hedhur në lum edhe disa miliona euro që janë kontribute të shqiptarëve në buxhetin e shtetit dhe që shpenzohen sikur të ishin të shtëpisë tuaj. Ndërkohë sot e gjithë ditën ka një plan ky qytet, ka dhe një plan qendra e këtij qyteti, i cili ndryshe nga si e keni perceptuar e kometuar ju nuk është një plan për të vendosur njolla e për të ngritur pallate, por është një plan për të sistemuar funksionet e godinave ekzistuese. Për ti dhënë një sens organik të gjithë jetës në këtë qendër që është qendra e kryeqytetit të vendit dhe në rast se do të ndiqej ai plan pa as më të voglin dyshim mund të bëhet qendra më interesante të paktën në rajonin tonë. Ky plan ka të përcaktuara perspektivat për të gjitha godinat dhe ndër to përcakton edhe vendosjen e teatrit kombëtar ku është sot parlamenti i dendit. Në këtë rast padashje kryeministri ka shkuar në të njëjtën linjë me planin por fatkeqësisht me kaq vite vonesë sa për çdo vit shqiptarët i kanë paguar vonesës 1 mln euro, sepse nuk ishte e nevojshme fare të hidheshin gjithë ato lekë për të bërë teatër brenda në piramidë.

Ndërkohë që plani orienton zhvillimin e zonës me një pellg kulturor i cili përfshin të gjithë hapësirën nga Galeria Kombëtare e Arteve deri tek parlamenti aktual, që do të bëhet teatri kombëtar. Duke integruar atë godinën që vazhdon të jetë e Ministrisë së Mbrojtjes ku organizon dasma Ministria e Mbrojtjes, si një Ministri Kulture me qendrën kombëtare të kinematografisë me agjencitë e tjera kulturore. Pra mbyll të gjithë atë hapësirë si një pellg kulturor duke transformuar të gjitha hapësirat e ndërmjetme të këtyre godinave në hapësira publike për këmbësorët. Kështu trajton dhe adreson në mënyrë të drejtë edhe funksionalitetin e këtyre ngrehinave.

Ka një tjetër problem për të zgjidhur që është ai i Bibliotekës Kombëtare. Biblioteka Kombëtare ka sot e gjithë ditën që gjendet në një mjedis të papërshtatshëm, plani e adreson këtë dhe propozon transformimin strukturor të ish muzeut historik, që vazhdon të mbetet muze historik dhe sa herë ju duhet të shkoni në kat të katër dhe vendosni tela me gjemba atje që të kujtoni persekutimet, me të njëjtën logjikë, me të njëjtën kulturë enveriste, me të njëjtën estetikë enveriste dhe prej 20 vjetësh nuk arrihet dot që ajo godinë të transformohet në një godinë që i përshtatet kohës. Ndërkohë në hapësirën brenda asaj godine plani propozon ngritjen e bibliotekës së re kombëtare duke zgjidhur dhe një problem tjetër.

Po jua bëjë këtë prezantim të planit se jam i bindur që nuk jua ka bërë kush dhe ndërkohë sytë e zëna me perden e urrejtjes dhe, më falni, por edhe të padijes, ju pengojnë të kuponi që i gjithë ai plan është një instrument pikërisht për të adresuar këto probleme që po diskutojmë sot.

Për të ardhur tek parlamenti. Sigurisht që nuk është e pamundur që rrugës të ndryshojnë edhe idetë, të ndryshojnë edhe këndvështrimet, të ndryshojnë edhe drejtimet në një proces të caktuar qeverisës dhe zhvillimi. Nuk ka asnjë diskutim që godina e piramidës kërkon një zgjidhje. Kërkon një zgjidhje për faktin se nuk u bë gabim atëherë kur ajo u kthye nga qeveria e parë në mos gabohem, ose në fillim të viteve ’90, në qendrën ndërkombëtare të kulturës, si një kthim 360 gradë i asaj godine të krijuar për kultin e diktatorit në drejtim të kulturës ndërkombëtare që ishte shpallur armiku më i madh i këtij vendi nga Enver Hoxha dhe nga sekretarët e tij të partisë. Për vite me radhë kjo qendër ndërkombëtare e kulturës nuk arriti dot të kthehet në qendër ndërkombëtare të kulturës. U bë një tjetër hap përpara simbolikisht, ju vu emri Pjetër Arbënori dhe sot nuk diskutojmë këtu për mauzoleun. Mos e përdorim më këtë shprehje pasi është shprehje e padijes, mauzoleu nënkupton një varr. Ai nuk ishte mauzoleu, ai ishte muzeu i diktatorit dhe i diktaturës, i cili u zbraz nga gjithçka që kishte brenda dhe u kthye në qendrën ndërkombëtare të kulturës, që më vonë morri edhe emrin e Pjetër Arbënorit. Pra sot ne diskutojmë për qendrën ndërkombëtare të kulturës Pjetër Arbënori, nuk diskutojmë për mauzoleun, se aty s’ka as varr, s’ka as hije më të diktaturës, përveçse ajo hija që rrotullohet në kokat tuaja dhe që ju ndjek pas dhe nuk ju ndahet dhe ju bën të harroni një gjë që është themelore: problemi që ka shoqëria jonë sot nuk është më me Enverin si Enver, se e ka përcjellë Enverin me kohë e me vakt, por me enverizmin si kulturë dhe si metodë në të gjithë sjelljen dhe në komunikimin shoqëror. Për fat të keq këtë problem të madh që ka kjo shoqëri prej 20 vjetësh e mbartni ju, jo ne.

Megjithatë të qëndrojmë tek çështja. A mund të bëhet qendra ndërkombëtare e kulturës Pjetër Arbënori parlament? Padyshim që mund të bëhet. Madje sot e katandisur ashtu siç është katandisur se investuar disa miliona euro për ta kthyer në teatër dhe pastaj, jo ju, por ata që ju ngarkuat për ta bërë një gjë të tillë, i vodhën edhe pllakat e mermerit që sot shiten rrugëve. Ajo guaskë është padyshim një hapësirë ku këta arkitektë që unë shoh këtu si të ftuar të mundshëm, mund të bëjnë një projekt spektakolar. Një gjë duhet të zgjidhim ne dhe për ne s’ka më problem. Problemin e ngrehinës ekzistuese, që nuk ka të bëjë fare dhe të mos hyjmë në këtë debat, sepse është një debat absolutisht i kotë dhe fyen kulturën dhe inteligjencën europiane. Pra nuk ka atë bëjë fare me Enverin, me nostalgjinë me këto historira. Por ka të bëjë me dy aspekte. Njëri aspekt është aspekti historik - arkitektonik, jo historik - politik dhe aspekti tjetër është aspekti financiar që unë nuk do ta neglizhoja në vendin tuaj edhe pse nuk ka dyshim që për të ndërtuar një parlament ne duhet të angazhojmë të gjitha financat e nevojshme për të bërë një parlament të standardeve të sotme ndërkombëtare. Kështu që në rast se zgjidhim këtë pikë dhe këtë e them në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyn me dinamitë dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët, megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Budenstagun dhe arkitektin më në zë të momentit Norma Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajshtagun e vjetër edhe të ndërtonin diçka tjetër në vend të tij. Por bënë që të bashkëjetojnë si volume estetikisht dhe historikisht dy gjëra që janë tërësisht të kundërta, por janë edhe tërësisht komplementare në një kontekst historik për të nesërmen. Se nuk besoj se UNESCO dhe drejtori UNESCO-s kanë tjetër interes dhe tjetër qasje, përveç interesave dhe qasjeve, që është interesi dhe qasja e botëkuptimit evropian në raport me çka trashëgojmë nga e shkuara dhe nuk besoj se ja vlen të humbasim në një debat ku flitet për gishtin, kur gishti tregon hënën.

Ofrohet kjo hapësirë me këtë ngrehinë që sot është thjesht një guaskë e zbrazët, për të gjithë këta mjeshtra të botës bashkëkohore të arkitekturës dhe u thuhet ne dëshirojmë që këtu të ndërtojmë tempullin e demokracisë. Dhe simbolikisht madje funksionon shumë herë më fuqishëm dhe shumë herë më jehueshëm më historinë e të nesërmes që pikërisht aty populli të çojë dhe prej aty të dëgjojë përfaqësuesit e vet të zgjedhur me votë. Aspekti tjetër, është aspekti financiar. Në këtë mënyrë ka një reduktim jashtëzakonisht të konsiderueshëm të kostove, që unë e përsëris Shqipëria sot nuk mund dhe nuk duhet ta neglizhojë.

E fundit por jo për nga rëndësia. Qeveria duhet të zgjidhi paralelisht me afatet e konkursit dhe problemin e një televizioni kombëtar, i cili prej kohësh vazhdon të jetë nën një gjendje që nuk është e tolerueshme për vet mënyrën sesi janë ndërtuar marrëdhëniet mes qeverisë dhe medias dhe për vetë faktin se, thuajse të gjitha mediat e tjera elektronike janë akomoduar sipas rregullave apo edhe duke shkelur rregullat në mjedise të përshtatshme për aktivitetin e tyre. Unë mendoj që në rast se biem dakord për këto, nuk ka asnjë arsye në botë që të mos ti hapim rrugë një procesi që me dinjitet, me kulturë, me botëkuptimin europian e transformon atë ngrehinë që sot është realisht një gërmadhë, në një parlament për shekullin ku jetojmë e ndoshta edhe për më shumë se kaq.

* Fjala e mbajtur sot në Komitetin shtetëror “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar”

KOMENTE