Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Qeveria i trembet transparencës si “djalli temjanit”, protesta për largimin
English

Rama: Qeveria i trembet transparencës si “djalli temjanit”, protesta për largimin

Tiranë, 2 nëntor, NOA/ Update – “Europa sot është në prag të dy vendimeve jashtëzakonisht të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në rast se njëri vendim rrëzon murin e shëmtuar të vizave dhe u jep mundësinë shqiptarëve të lëvizin lirisht, vendimi tjetër nuk hap portën e negociatave me Shqipërinë për shkak të Sali Berishës. Pra europa u heq vizat shqiptarëve dhe i vë vizën qeverisjes së Shqipërisë, duke refuzuar të fillojë negociatat për shkaqet e bëra pjesërisht publike deri më tani dhe që padyshim do të detajohen imtësisht dhe zyrtarisht nga BE”.

Kjo ka qenë një nga pikat kyç në një konferencë për shtyp, për të cilën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi nisjen e një vale të re protestash ku opozita do të kërkojë largimin e qeverisë Berisha dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja mënyrë sipas shefit të opozitës për t’i dhënë një përgjigje të gjitha problemeve, që sot jo vetëm nuk zgjidhen, por bëhen përditë e më të rënda.

Lideri i opozitës nënvizoi rishtas se oferta e dorëzuar nga vetë ai 10 ditë më parë në tryezën e reformës zgjedhore, një ofertë për zgjidhjen e krizës politike, nuk është lexuar nga qeveria.

“Në bëmë një ofertë, një ofertë të re për një zgjidhje të krizës, duke i hapur rrugë transparencës, në një pikë kompromisi që reflekton “mot à mot” rezolutën e Parlamentit Europian. Bindja jonë është që qeveria nuk e ka lexuar ofertën, sepse përgjigja e dhënë është një përgjigje e njohur, një përgjigje e vjetër, një përgjigje për të mos u përgjigjur”, theksoi kryesocialisti rama.

Në këtë kontekst ai i bëri thirrje qeverisë të lexojë ofertën dhe ta pranojë atë, pasi oferta sipas Ramës pasqyron vullnetin e Parlamentit Europian në funksion të zgjidhjes së krizës në Shqipëri dhe reflekton domosdoshmërinë për transparencë përmes kompromisit.

Rama siguroi se opozita do të vazhdojë përpjekjen, duke theksuar se arsyeja që qeveria refuzon të bëjë kompromis dhe t’i hapë rrugë transparencës, është sepse ajo ka vjedhur zgjedhjet.

“Sepse Sali Berisha e di çfarë ka në kutitë e 28 qershorit, në të gjitha kutitë, pavarësisht se janë të materialeve zgjedhore pa fletët e votimit apo se janë të fletëve të votimit pa materialet e tjera zgjedhore”, tha rama.

Shefi i PS-së, deklaroi se “Sali Berisha është përditë e më shumë shprehja e dështimit të tij, shprehja e dështimit të qeverisë së tij, shprehja e dështimit të vizionit, të programit nëse mund të themi se ka pasur një program ndonjëherë dhe të të gjithave masave të marra në raport me ekonominë e vendit”.

Sipas Ramës është pikërisht ky dështim i qeverisë, që i ka rrënjët tek vjedhja e zgjedhjeve dhe tek kutitë e mbyllura për të mbuluar gjurmët e vjedhjes si dhe për pasojë për arsye të krimit dhe të korrupsionit në rritje, që Shqipërisë po i refuzohet marrja e statusit të kandidatit.

“Ne duam të dimë, kush e vrau Fatmirt Xhindin. Ne duam të dimë, kush e vrau Remzi Veselin. Ne duam të dimë, kush dhe pse ka bërë dhe bën që krimi në Shqipëri të njohë maja që nuk i ka njohur asnjëherë më parë, përjashtuar situata e vitit 1997”, apeloi kryesocialisti Rama, duke vërejtur se “siguria e jetës sot është shumë e cënuar dhe se numri i vrasjeve, numri i grabitjeve me dhunë, numri i krimeve në tërësi është rritur dhe rritet duke e kapërcyer shifrën 30%, më shumë sesa një vit më parë”.

Rama nënvizoi se krimi dhe korrupsioni i mbyllën Shqipërisë derën e negociatave me Bashkimin Europian, duke u bërë njësh me qeverinë e dalë nga votat e vjedhura të 28 qershorit.

Në fund të deklaratës së tij Rama rishtas ka paralajmëruar nisjen e protestave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Ne do të fillojmë nga ndryshimi i qeverisë dhe do të kërkojmë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme në mënyrë që t’i japim Shqipërisë një shans të ri. T’i japim Shqipërisë një mundësi të re, t’ japim Shqipërisë një qeveri dhe një qeverisje të re, për një model të ri qeverisës, për një model të ri zhvillimi, për një model të ri të bashkëjetësës qytetare në këtë vend ku të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit”, shtoi shefi i opozitës, duke siguruar se “qeveria nuk e ka lexuar ofertën, duke na kthyer një përgjigje të vjetër dhe duke na dhënë një provë të re për të vërtetën e njohur se ka vjedhur zgjedhjet për të vazhduar të plaçkisë Shqipërinë dhe se i trembet të vërtetës së kutive të 28 qershorit si djalli temjanit.

Ai garantoi se opozita do nuk lëkundet në kërkesën e saj për transparencë, një domosdoshmëri sipas Ramës për raportet mes shtetit dhe qytetarit, mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve.

Mazhoranca i ktheu përgjigje dje ofertës së Partisë socialiste, duke shprehur gatishmërinë për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, por sipas PD-së, hetimi nuk mund të jetë i pakufizuar.

mit/NOA
KOMENTE