English

Seria A, Juventusi rikthehet tepër e motivuar

Torino, 2 nëntor NOA - Që nga humbja me Barin e deri tek fitorja me Milanin, mund të themi se skuadra e Juventusit tashmë ka rigjetur moralin dhe motivitetin e duhur.

Tashmë për sa i përket fitimit të kampionatit, duhet thënë se optimizmi në skuadër është në maksimum dhe siç ka bërë të ditur vetë tekniku Delneri, Juventus po punon për këtë objektiv.

“Jemi duke punuar në lidhje me këtë objektiv. Si mentalitet, mund të them se jemi të barabartë me të gjithë”, - deklaroi ai.

Megjithatë ekziston dhe problemi i dëmtimeve të shumta ku tashmë Pepe ka kaluar në rolin e një mbrojtësi krahu dhe në lidhje me këtë fakt, Delneri ka pohuar se është vetëm diçka e përkohshme.

r.b/NOA

KOMENTE