English

Sulmohet nga peshkaqeni, por e shpëton kolegu

Australi, 2 nëntor, NOA - U sulmua nga një peshkaqen gjatë kohës që po drejtonte një grup turistësh që kryenin “snorkeling” dhe më pas u shpëtua nga një kolege, që nga barka ku ndodheshin, e largoi kafshën duke e tërhequr nga bishti.

Elyse Frankcom, 19 vjeç, tashmë ndodhet e shtruar në spitalin e Perth. Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në ishujt Garden, rreth 50 kilometër në jug të Perth. Menjëherë pas vuri re që vajza ishte sulmuar nga peshkaqeni e tërhoqi atë nga bishti duke bërë të mundur që ai të lëshonte prenë dhe më pas mori në barkë vajzën.

r.b/NOA

KOMENTE