Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Harmonia fetare, përpjekje shekullore e jona për t’u bashkuar rreth Shqipërisë
English

Topi: Harmonia fetare, përpjekje shekullore e jona për t’u bashkuar rreth Shqipërisë

Tiranë, 2 nëntor, NOA – “Shqiptari, gjatë gjithë historisë së tij, ka dy gjëra të shtrenjta e të shenjta - Zotin dhe Atdheun - aq sa Fishta shpesh do t’ia kujtonte të huajve se shqiptarët ‘Për Zot e troje të veta nuk u dhimbet gjaja e jeta’. Për kombin tonë gjatë historisë, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por besimi tek Zoti dhe dashuria për Atdheun kanë mbetur të pandryshueshme”.

Kështu u shpreh presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë fjalës së mbajtur në simpoziumin “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, organizuar nga komunitetet fetare tradicionale në Shqipëri.

Topi: Harmonia fetare, përpjekje shekullore e jona për t’u bashkuar rreth Shqipërisë

Në prani të kryetarit të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës; Kryepeshkopit ortodoks Anastas Janullatos; Arqipeshkvit Metropolit të Tiranës e Durrësit Imzot Rrok Mirditë dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi ai vlerësoi lart harmoninë dhe tolerancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi.

Sipas Topit, për komunitetet tona fetare Shqipëria ka qenë trualli dhe çatia nën të cilën kanë jetuar dhe janë lutur së bashku e në shekuj, ata kanë bashkuar përpjekjet e zemrat që të bëjnë shtet, ta mbrojnë atë nga rreziqet dhe ta fusin në rrugën e zhvillimit dhe të progresit.

“Udhëheqësit e besimeve fetare në Shqipëri, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një kontribut të shkëlqyer, duke u angazhuar personalisht dhe së bashku, në të gjitha etapat më të vështira të historisë së vendit tonë”, shtoi ai.

Duke përfunduar se xhamitë, teqetë e kishat, në momente të rëndësishme historike, janë shndërruar në vatra të gjuhës shqipe të shkruar e predikuar, në tempuj të Zotit e të ndjenjës kombëtare. “Harmonia fetare nuk është një dhuratë që dikush ia ka bërë këtij vendi, por është përpjekje shekullore e popullit tonë për të qenë të bashkuar rreth Shqipërisë dhe shqiptarizmës. Ndaj, në ruajtje të përpjekjeve të brezave të kaluar, brezi ynë dhe brezat e ardhshëm kanë detyrimin që të jenë të impenjuar për t’i mbyllur rrugën dhe paralizuar me ligj e reagim shoqëror çdo veprimtari që bën të kundërtën, duke synuar dëmtimin e kësaj pasurie shekullore”, përfundoi Topi.

n.e/NOA

KOMENTE