English

Bell: Kujdes buxhetin 2011, defiçiti mos jetë mbi 2.5% e PBB

Tiranë, 3 nëntor, NOA Update – Buxheti i vitit të ardhshëm duhet hartuar me kujdes nga qeveria shqiptare, në mënyrë që norma e defiçitit buxhetor i llogaritur brenda tij, të mos jetë më i lartë se 2.5 përqind i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo ka qenë porosia e radhës që shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, la për qeverinë shqiptare, ndërsa ka përmendur edhe arritjet e ekonomisë vendase.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Bode dhe guvernatorin Fullani, ai shtoi se “ulja e borxhit publik është një impenjim kryesor për të siguruar stabilitetin makro-ekonomik dhe është një gjë shumë e mirë që është marrë hapi i parë në kuadër të kësaj”.

Sipas tij, udhëzuese e FMN-së mbetet kërkesa për uljen e borxhit në nivelin prej 54 përqind në vitin e ardhshëm dhe kjo duhet të mbështetet në buxhete realiste, në mënyrë që të realizohet ky objektiv.

n.e/NOA

KOMENTE