English

Berisha: Buxheti 2011, 80 mln USD për rrugët

Tiranë, 3 nëntor, NOA – “Mëse 80 milionë dollarë do të investohen në infrastrukturën rrugore gjatë vitit të ardhshëm, të shpërndara këto në akset rurale dhe ato kombëtare, ndërsa përparësi absolute do të kenë projektet e tunelit të aksit Tiranë-Elbasan, atij të Boshtit të Jugut dhe Rrugës së Arbrit”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha gjatë mbledhjes të qeverisë, duke përmendur zërat konkretë të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili do të miratohet gjatë saj, duke saktësuar se qytetarëve do t’u shkurtohet rruga drejt kryeqytetit për të paktën 50 minuta.

Ai ka shtuar më tej se do të lidhen me akset kombëtare së paku, 41 komuna të vendit.

“Kemi gjithsej 91 komuna të palidhura me akset kombëtare. Imagjinoni ju si udhëtojnë ata. Por këtë vit ne do të bëjmë që 41 prej tyre në mbarë vendin, të lidhen me akset kombëtare”, tha Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, ai ka përmendur si një prioritet i investimeve edhe ujësjellësat, konkretisht, 14 impiante të tilla në të gjithë vendin.

Ndërsa duke përmendur rritjen e pagave dhe pensioneve për vitin e ardhshëm, ai tha se ajo do të jetë më e madhja në vlerë reale e bërë ndonjëherë...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE