Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Merkelit, një pako bombë edhe Berluskonit
English

Pas Merkelit, një pako bombë edhe Berluskonit

Romë, 3 nëntor, NOA – Pas incidentit të ndodhur në Gjermani, ku kancelares Angela Merkel i ka mbërritur një pako bombë, një e tillë i ka mbërritur edhe kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Siç raportojnë mediat italiane, pakoja e dyshimtë që mbante të fshehur një bombë brenda saj, udhëtonte në një avion mallrash të kompanisë TNT dhe ishte nisur nga Athina drejt aeroportit të Bolonjës.

Por pikërisht aty është mundur të identifikohet nga punonjësit e sigurisë dhe gjatë përpjekjeve për çaktivizimin e saj, ajo shpërtheu në flakë por nuk pati asnjë dëm në njerëz.

E njëjta gjë i ka ndodhur dje edhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin ku në një pako që gjoja dërgohej prej ministrisë greke të Ekonomisë, fshihej lëndë eksplozive.

n.e/NOA

KOMENTE