Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 3 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 3 Nëntor 2010

Tiranë, 3 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 3 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e zhvilluar dje me Ramës dhe Berishës për rrëzimin e Piramidës, shoqëruar edhe me reagimin e Presidentit për këtë. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i rezultatit të hetimit të pasurisë nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë për Ramën, Priftin, Bregun dhe Vokshin. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e kapjes dje të 10 kilogramëve kokainë që vinte nga Kolumbia.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “10 kg kokainë, pranga biznesmenit”, i cili citon detaje nga aksioni i djeshëm në Tiranë, ku u kapën 10 kg kokainë.

“Rama-Berisha, sherri fjalë më fjalë”, është një tjetër artikull që ndalet në debatin në Kuvend mes Ramës dhe Berishës për Piramidën.

“Masakra Dajti, përgjigjia e prokurorisë mbi 6 akuzat”, është një artikull i gazetës që ndalet në detajet e përgjigjes së organit të akuzës mbi dosjen e masakrës së Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prifti: Përgjigjia ime për kontrollin e pasurisë nga ILDKP”; “1.2 milionë euro, ministria dorëjashtë” etj.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Gjobë ish-ministrit/ Inspektoriati: Pasuria e Priftit, e dyshimtë”, i cili flet për vendimin e publikuar dje nga ILDKP për pasuritë e ish-ministrit, shoqëruar me reagimin e tij.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Shpallet konkursi për Parlamentin e ri te Piramida”, që i referohet debatit të djeshëm publik Rama-Berisha për shembjen e Piramidës.

“Të implikuar disa biznesmenë/ Policia: Kapëm 10 kg kokainë”, është një artikull që ndalet në kapjen dje të 10 kilogramëve kokainë që vinte nga Kolumbia.

Një tjetër artikull i gazetës është edhe ai me titullin “Ndërkombëtarët apel: Zgjidhni Avokatin e Popullit”.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Gjobë Priftit për 1.8 milionë euro”, i cili citon rezultatet e hetimit të pasurisë nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë për ish-ministrin.

Ndërkohë një argument tjetër në fushën e arsimit është dhe titulli tjetër “Universiteti i Vlorës, rektori u shet nxënësve librin e tij 110 USD”.

“Batutat e plota, Berisha-Rama shahen për Enver Hoxhën”, është në artikull që i referohet përballjes së djeshme Rama-Berisha për Piramidën.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha-Rama, ‘duel’ për Enverin”, i cili flet për debatin dje në Kuvend mes dy rivalëve politikë kryesorë në vend, për projektin e parlamentit të ri te Piramida.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Kryesocialisti Rama: Nisim protestat për rrëzimin e kësaj qeverie”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Piramida, si don-kishotizëm”, “ILDKP mbyll hetimin: Rama i pastër, gjobiten Prifti dhe Tartari”, “Spanjollët përgatisin tapitë, regjistrim i pronave nga Orikumi në Konispol”, “Aksion në Tiranë, rikthehet kokaina kolumbiane, sekuestrohen 10 kg ” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha-Rama: OK parlamentit te Piramida”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje nga dyshja e rivalëve kryesorë politikë në vend, lidhur me projektin e parlamentit të ri.

“Presidenti Topi: Referendum për Piramidën e Enverit”, është një tjetër artikull i cili i referohet deklaratave të presidentit të Republikës për projektin te Piramida.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kosovë/ Bie qeveria, vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Intervista/ Arben Imami: Një qeveri e ligjshme nuk rrëzohet me protesta”.

n.e/NOA

KOMENTE