English

Shefi i FMN: Perspektiva e ekonomisë është pozitive, e tregoi edhe Eurobondi

Tiranë, 3 nëntor, NOA Update – “Falë politikave të matura, perspektiva e ekonomisë së Shqipërisë është përgjithësisht në rritje. Ekonomia është duke u forcuar dhe rritja ekonomike është parashikuar me një normë solide prej 3 përqind për këtë vit dhe 3.5 përqind në vitin e ardhshëm”.

Kështu e ka vlerësuar ecurinë ekonomike shqiptare, shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në prani të ministrit të Financave Ridvan Bode dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas Bell, rritja e mirë ekonomike e Shqipërisë është duke u bazuar kryesisht tek një performancë e mirë e eksporteve dhe një sistem i mirë bujqësor.

“Besimi në sistemin bankar është rikthyer dhe kredia po rritet, edhe pse me një model të moderuar”, vuri në dukje ai.

Duke shtuar më pas se ajo çka është më e rëndësishme është rritja e bilancit të eksporteve shqiptare, si një premisë për zhvillimin e ekonomisë.

Për Bell, vlerësimi pozitiv për ekonominë shqiptare, nuk është vetëm një mendim i FMN-së, por edhe i tregjeve ndërkombëtare, duke përmendur këtu edhe emetimin e Eurobondit si një faktor tregues pozitiv për këtë.

Ndërsa duke folur për risqet e ekonomisë, ai përmendi me shumë kujdes treguesin e borxhit publik, duke thënë se është shqetësues fakti që ky borxh është rritur në nivelin afro 60 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel mjaft i lartë duke u krahasuar me vendet e tjera në rajon, apo vendet e tjera në zhvillim...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE