Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK dorëzon padi penale ndaj Ramës për abonetë
English

ZMK dorëzon padi penale ndaj Ramës për abonetë

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatoreve (ZMK) dorëzoi sot në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për kryebashkiakun Edi Rama, për abuzim dhe shpërdorim me detyrën për çështjen e aboneve.

“Ajo që Rama nuk e fsheh dot është fakti se pse nuk prish kontratën me të gjithë ato kompani që e shkelën atë dhe dëmtuan me dhjetëra mijë qytetarë duke mos u njohur abonenë dhe kartat e statusit të transportit falas. Pse Rama nuk prish dot kontratat? Çfarë humbet Rama nëse kompanive u prishet kontrata?”, tha kreu i ZMK-së, Goxhaj.

Sipas tij, në bazë të kërkimeve të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK, por edhe të vlerësuara nga organet e medias, rezulton se Bashkia Tiranë ka zhdukur çdo mundësi transparence për publikimin e kontratave që ajo ka me kompanitë private që realizojnë shërbimin e transportit publik në qytetin e Tiranës.

“Nuk ka asnjë mundësi që qytetarët e Tiranës të njihen me këto kontrata ndërkohë që çdo ditë ekziston rreziku i manipulimit të këtyre kontratave dhe askush nuk është në gjendje t’i verifikojë ato”, tha Goxhaj.

Duke shtuar në padi më tej se “kontratat e kompanive të transportit publik me Bashkinë janë kontrata me kushte të dyanshme ku është e përcaktuar qartë se në rast të shkeljes së njëanshme të detyrimeve kontraktuale, pala tjetër ka të drejtë të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe duke qenë se kushti kontraktual për njohjen e biletave mujore (abonetë) dhe transportin falas për një kategori të caktuar personash është shkelur hapur nga kompanitë private të transportit publik në Tiranë, atëherë Bashkia Tiranë ka të drejtë të prishë në mënyrë të njëanshme kontratat me këto kompani dhe tua ofrojë kompanive të tjera që do të jenë të gatshme ta ofrojnë këtë shërbim në respektim të kushteve kontraktuale dhe bazës ligjore dhe rregullatore përkatëse”.

n.e/NOA

KOMENTE