English

Gjendet trashëgimtari i oktapodit Paul, quhet Paul II

Gjermani, 4 nëntor NOA - Ashtu si çdo mbret dhe oktapodi Paul ka një trashëgimtar të tijin. Orakulli i botërorit të fundit u nda nga jeta vetëm dy javë më parë. E gjithë bota e vuajti largimin e tij, madje në Spanjë u organizua dhe një funeral.

Oktapodi i cili do të zërë vendin e Paul në fron, quhet Paul II dhe është vendosur në të njëjtën vaskë të akuariumit ashtu si dhe paraardhësi i tij, në Sea Life të Oberhausen. Oktapodi është pesë muajsh dhe ka një gjatësi prej 30 centimetrash. Mbetet për tu verifikuar nëse ai ka të njëjtat veti të mrekullueshme ashtu si dhe Paul.

r.b/NOA

KOMENTE