Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java e Ujit, Mediu: Ligj i ri sipas standardeve të BE për burimet ujore
English

Java e Ujit, Mediu: Ligj i ri sipas standardeve të BE për burimet ujore

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Në javën Kombëtare që i kushtohet Ujit, këtij elementi të domosdoshëm për njeriun dhe mjedisin, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu theksoi se përafrimi i legjislacionit tonë me standardet e BE-së janë leva kryesore për mirëmenaxhimin e ujërave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Gjatë aktivitetit ku merrnin pjesë investitorë vendas dhe të huaj, përfaqësues të shoqatave mjedisore, ministri i Mjedisit në këtë suazë bëri me dije se projekti INPAEL, një nismë e financuar nga BE përmes programit CARDS 2006, ka marrë përsipër hartimin e Ligjit të Ri “Për rezervat ujore” dhe hartimin e Planit të Menaxhimit të Basenit të Matit, si plan pilot, që do të hapë rrugën për hartimin e plan-menaxhimeve të 5 baseneve të tjera ujëmbledhëse.

Në këtë kontekst, ministri Mediu tha se në bashkëpunim me Bankën Botërore është në fazën e përgatitjes projekti i Rezervave Ujore dhe Ujitjes, për të cilin është rënë dakord që komponenti i tretë të përfshijë edhe mbështetjen për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore.

Gjithashtu ministri i Mjedisit tha se po punohet për zhvendosjen e aktiviteteve të shfrytëzimit të inerteve të lumenjve, masat që sipas Mediut synojnë reduktimin e afateve të shfrytëzimit të tyre duke i lejuar vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë vitit.

Këshilli Kombëtar i Ujërave ka vendosur madje, edhe pezullimin e liçensimit të aktiviteteve të reja në shfrytëzimin e inerteve të lumenjve.

Ministri Mediu bëri me dije se për ruajtjen e cilësisë së ujërave janë krijuar edhe komitete të përbashkëta ekspertësh me vendet fqinje, Greqinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai tha se janë në proces implementimi edhe dy projekte për menaxhimin e qëndrueshem të eko-sistemeve ujore të liqeneve të Prespes dhe të Liqenit të Shkodrës.

Një vlerësim real, sasior dhe cilësor i rezervave të ujit pritet të bëhet edhe me përmbushjen e kritereve të tilla si përdorimin me kriter të rezervave ujore; ruajtjen e cilësisë së burimeve ujore dhe rritjen e kapaciteteve ujëmbajtëse.

Pjesë e rëndësishme dhe prioritare e këtij plani sipas zotit Mediu duhet të jetë sigurimi i sasive të mjaftueshme të furnizimit me ujë të popullsisë.

mit/NOA
KOMENTE