Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kauza e Vorio-Epirit, e humbur
English

Kauza e Vorio-Epirit, e humbur

Kush prek një varr ka dhunuar shpirtërisht kujtimin e të vdekurve. Ka dhunuar fizikisht kujtimin e tyre. Çdo njeri do të duhej të reagonte para këtij dhunimi, që tashmë është vërtetuar dhe zyrtarisht: Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet. Por, Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste të saj, të cilët duke dashur të nderojnë ushtarët e tyre, që ranë për Greqinë, i ngatërrojnë dhe ata me kauzën e humbur të Vorio – Epirit, e aq më shumë me dhunime të varreve qindravjeçare të shqiptarëve, në mënyrën më makabre të denjë për filmat horror.....

Nga Shpëtim IdriziE ndiej të udhës që, sot t' ju drejtohem juve në lidhje me një çështje, që të paktën politikisht duket sikur po kalon pa vëmendje: e kam fjalën për dhunimin e profanimin e varreve shumëvjeçare të Boboshticës.

Në fakt nëse tek ne politikanët dhe parlamentaret, do të ishte më i fortë njeriu se politikani, atëherë ne do të kishim reaguar me forcë përpara akteve të tilla të përsëritura dhe me siguri do të kishim dekurajuar recidivistët....

Kush prek një varr ka dhunuar shpirtërisht kujtimin e të vdekurve. Ka dhunuar fizikisht kujtimin e tyre.

Çdo njeri do të duhej të reagonte para këtij dhunimi, që tashmë është vërtetuar dhe zyrtarisht: Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet.

Por, mesa duket tek ne politikanët e parlamentarët njeriu ose ka vdekur, ose është në gjumë.

APO mos vallë frika nga ata që duhet ta kenë iniciuar dhunimin e varreve, është shumë e madhe?!

Ndryshe nuk ka si shpjegohet të nderuar zotërinj që, askush nuk ka folur për këtë dhunim. Kjo heshtje jo vetëm, që na fajëson të gjithëve të nderuar kolegë, por indirekt na tregon se kush është pas këtij dhunimi: frika dhe intimidimi ynë, që inkurajon recidivistet.

Nuk është fajtor muratori i shkretë i Boboshticës, që për para, për pensionin e të afërmve të vet, apo për vizë, pranoi të dhunonte varret e të parëve të vet, për të ngritur një bazament të një kryqi të ngritur gjithashtu pa leje.

Por, Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste të saj, të cilët duke dashur të nderojnë ushtarët e tyre, që ranë për Greqinë, i ngatërrojnë dhe ata me kauzën e humbur të Vorio – Epirit, e aq më shumë me dhunime të varreve qindra vjeçare të shqiptarëve, në mënyrën më makabre të denjë për filmat horror.

Partia Drejtësi dhe Unitet ka shumë arsye për të mos heshtur. Dhe sot nuk mund të heshtnim.

Ne këto ditë pamë të konfirmuar një shqetësim të hershëm tonin.

Ne kishim paralajmëruar që, ngritja pa leje dhe legalizimi në Shqipërinë e Jugut, i varrezave të një ushtrie të huaj, që nuk e ka të sqaruar statusin e vet, do të krijonte mundësinë e do të shfrytëzohej për pelegrinazhe nga vendi fqinjë.

Por, Ne nuk pamë vetëm pelegrinazhe dhe kurora mbi varre imagjinare, që dhunuan varret e të parëve tanë, por dëgjuam dhe diplomatët grekë që thanë në prani të autoriteteve tona se Korça është Greqi.

Dëgjuam dhe se Boboshtica është Greqi.

Këtyre autoriteteve, e në veçanti prefektin e Korçës do të doja ta pyesja: A e imagjinon ai ndopak se ç'do të bënte homologu i tij i Janinës, apo i Selanikut nëse do të ndodhnin gjëra të tilla të ngjashme në territorin në juridiksion të tyre?

Të nderuar deputetë,

Statusi i Korçës, statusi i Boboshticës është i vulosur historikisht dhe ndërkombëtarisht. Korça dhe trevat përreth, janë vatrat kryesore të shqiptarizmës.

Korçarët kanë dëftuar me gjak e pene se janë shqiptarë.

A e dini ju të nderuar zotërinj se, Boboshtica veçanërisht, është një nga fshatrat më të kulturuar të Shqipërisë, prej nga vijnë Rilindas të shquar?

A do lejojmë ne të nderuar zotërinj, që ky status i Korçës dhe i Boboshticës të ndryshojë sot me dhunim varresh, me pensione, e me viza?!

Deri kur do të lejojmë që në truallin tonë të dhunohen varret e të parëve?!

A jemi ne të nderuar zoterinj, me pak më patriotë se kolegët tane parlamentare të viteve 20-te, të cilët edhe ne këtë salle mbrojten dinjitetin e Shqiperise?!

Apo Greqia e sotme nuk është ajo e djeshmja?

Unë, që po ju flas jam përfaqësues i një komuniteti, që ka histori genocidi në vendin fqinjë, e kam fjalën për Shqiptarët e Çamërisë.

Ne të nderuar kolegë jemi një brez që po shohim, se si gjyshërit tanë kanë vdekur dhe nuk po i tret dheu, duke na lënë një amanet: Të kemi mundësi të vendosim një tufë me lule, tek të afërmit e tyre, fëmijë, gra dhe pleq, që u vranë në fund të luftës së dytë botërore, vetëm pse ishin shqiptarë.

A mund të tolerojmë ne, a duhet të toleroni ju, që prej këtij vendi, të frymëzohen dhunime të tilla?

Si Parti e ligjit dhe drejtësisë, ne pritëm, që organet kompetente të nisnin hetimet rreth këtij akti të rëndë dhe çnjerëzor, një akt as fetar, as laik, por të dënueshëm prej çdo lloj shoqërie njerëzore dhe në të gjitha kohërat.

Sot kur prokurorët kanë vërtetuar dhunimin e varreve, kur ky dhunim n’a erdhi në sytë tanë prej kamerave të mediave të lira, do t'i kërkoja autoriteteve të na sqaronin më shumë rreth këtij akti.

Do t'i kërkoja Greqisë fqinje, anëtare e BE-së, që të heqë dorë nga aktualizimi i axhendës historike, të qarqeve më të egra nacionaliste të shoqërisë së vet.

Le të shohim nga e ardhmja, nga zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit në të gjithë fushat dhe të nderojmë njëlloj të vdekurit, pavarësisht kombësisë së tyre, e territorit ku prehen.

Ndoshta ne nuk kemi mundemi t’u afrojmë shumë gjëra Shqiptarëve.

Nuk mund t’i ofrojmë një detante të madhe midis dy forcave të mëdha politike për të çuar përpara me shpejtësi proceset integruese.

Ndoshta ne nuk mundemi t’u ofrojmë shqiptarëve një jetë më të mirë, shërbime më të mira shëndetësore, punësim.

Por, ne s’mund të bejmë më sehir kur cënohet dinjiteti i tyre.

Të nderuar kolegë, ne duhet minimalisht të reagojmë e t’u mbrojmë dinjitetin Shqiptarëve.

Unë ju ftoj të reagojmë, të gjithë, në mbrojtje të dinjitetit të tyre, e në këtë mënyrë të inkurajojmë institucionet e shtetit të bëjnë punën e tyre.

Fjala e kryetarit të PDU-së, Shpëtim Idrizi në Kuvend
KOMENTE