English

Krim në familje në Lezhë: Plagos rëndë gruan dhe djalin

Lezhë, 4 Nëntor 2010 NOA/ A.Bushi – Krimi brenda familjes trondit sërish Lezhën, babai qëllon me breshëri automatike djalin 20 vjeçar dhe bashkëshorten e tij, pas një grindjeje mes tyre, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur sonte në mbrëmje rreth orës 19. 40 në fshatin Balldre të rrethit të Lezhës në familjen Përpali.

Mësohet se 60 vjeçari Dhimitër Përpali ka nisur një grindje të ashpër me bashkëshorten Prene Përpali, ka duke kaluar deri në ofendime dhe acarim fizik.

Në këto momente ka qenë djali i çiftit Përpali, Erjoni 20 vjeçar, i cili ka ndërhyrë duke mbajtur krahun e nënës së tij.

Kjo duket se ka acaruar 60 vjeçarin Përpali i cili ka hyrë në kasollen e bagëtive dhe pasi ka marrë një automatik të tipit “Kallashnikov”, ka tentuar të vrasë gruan e tij.

Ndërsa Erjoni ka ndërhyrë për t’i ndarë, kjo ka bërë që Dhimitër Përpali të qëllonte edhe të birin me breshëri arme automatike dhe më pas me tre plumbat e fundit që i kanë mbetur në karikatorin e fishekëve të Kallashnikovit ka qëlluar edhe gruan e tij Prene Përpalin.

Pas krimit kanë qenë të afërmit e familjes Përpali që kanë dërguar në spitalin e Lezhës Prene Përpalin sëbashku me djalin e saj Erionin gjithashtu i plagosur.

Pas mbërritjes në spitalin e Lezhës mjekët e këtij spitali e kanë nisur Erjon Përpalin urgjent për në Spitalin Ushtarak Tiranë, pasi ai ka në trup mbi dhjetë plumba dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa Prene Përpalin mjetë e spitalit të Lezhës kanë vendosur ta mbajnë në këtë spital pasi sipas tyre ajo ka marrë tre plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas mbërritjes së dy të plagosurve në spital, policia e Lezhës ka marrë njoftimin duke mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur në banesë Dhimitër Pëplalin e dyshuar si autorin e krimit dhe menjëherë e kanë arrestuar.

Policia ka gjetur edhe armën e krimit të cilën Dhimitri e kishte pasur në dorë dhe një krëhër me fishekë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës Dhimitri e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke u shprehur se krimin e dyfishtë e kishte kryer pas një zënke momentale me bashkëshorten e me të birin

Ndërsa është ndjerë i penduar pas krimit, kjo nuk e ka shpëtuara atë nga arrestimi nga ana e policisë së Lezhës.

Kjo e fundit po heton intensivisht mbi ngjarjen, pasi do të merren në pyetje edhe bashkëshortja e autorit, ndërsa pritet dalja nga koma e Eron Përpalit e më pas edhe pyetja e tij, nëse mjekët do arrijnë ta mbajnë në jetë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE