Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takon themeluesin e revistës “FIRST”, Rupert Gudman
English

Presidenti Topi takon themeluesin e revistës “FIRST”, Rupert Gudman

Londër, 4 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u takua sot me drejtuesin dhe themeluesin e revistës “FIRST”, Rupert Gudman.

Në këtë takim, pasi vuri në dukje edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe angazhimin dhe vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm, Kryetari i Shtetit bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike dhe ekonomike në vend.

Presidenti Topi u përqendrua në evidentimin e arritjeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe atmosferën optimiste të krijuar pas miratimit të raportit të eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave, çfarë do t’u mundësojë shqiptarëve të lëvizin të lirë pas sensibilizimit dhe informimit të qytetarëve për të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga ky proces.

Në vijim, Presidenti i Republikës vuri në dukje disa prej potencialeve ekonomike që ofron Shqipëria, duke nënvizuar klimën e favorshme për zhvillimin e biznesit dhe duke shprehur bindjen se institucionet shqiptare do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, pse jo edhe investitorë britanikë.

Vetë zoti Gudman shprehu admirimin për transformimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, e cila është shndërruar në "një model të jashtëzakonshëm për tranzicionin e saj nga një vend me ekonomi të centralizuar drejt ekonomisë së tregut dhe konsolidimit të sistemit pluralist e demokratik.

mit/NOA
KOMENTE