English

Shpërthim i ri i vullkanit në Indonezi

Indonezi, 5 nëntor NOA - Një shpërthim i ri i vullkanit Merapi në ishullin indonezian Giava. Hiri i prodhuar nga “mali i zjarrtë”, ka arritur në lartësinë e 8 kilometrave dhe ka prodhuar një rrjedhë piroklastike në anën jugore.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima. Faza e shpërthimit të vullkanit Merapi ka filluar më 26 tetor, duke shkaktuar vrasjen e 36 njerëzve. Rreth vullkanit u evakuuan të paktën 90 mijë banorë. Kompanive ajrore u kërkohet të marrin rrugët alternative. Pas një vlerësimi të shpejtë në zonë, UNICEF-i ka dërguar tanke me ujë dhe mjete të higjienës, për të përmbushur nevojat e familjeve të zhvendosura nga shtëpitë e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE