English

Çfarë lexuam ne tek mendimet e Elena Kadaresë

Kadare një zë i bukur ne shkretëtirë dhe ulërimat e ujqërve te kohës

Nga Gëzim Llojdia

Kokëunjur, fytyrëverdhë në muzgun e thepisur. Në vjeshtë ne thirrëm Elenën në godinën e vajzave për një bisedë letrare me studentet e Institutit Bujqësor. Elena ishte bashkëshortja e Kadaresë, shkrimtare më shumë në stilin femëror. Përndryshe llafurinat e përditshme tona nëpër kafene citonim një fakt, që s’di kush e kishte shpiku apo e kishte sjellë nuk dihet nga ç’biruca apo labirinthe. Pra, që fjala luante fjalën se asaj, pra kjo shkrimtares me flokë të verdha, librat ja shkruante Kadare, thoshte ai studenti duke trilluar, duke përdorur baltën me shumicë.

Kuptohet ardhja e llafurinave bëhej e qëllimtë. Elena ishte një bionde si të gjitha biondet, bukurisht e bukur. Shkrimtare, që pas emrit të Kadaresë kishte statusin e bashkëshortes së shkrimtarit më të madh. Megjithëatë, librat e saj na rrëfejnë se ato janë tërësisht krijime të Elenës duke njohur stilin dhe temat të cilat ajo lëvronte. As, që nuk ka kurrfarë dyshimi sot, mirëpo asaj kohe ku dyshoje për gjithshka për çdo gjë ishte e kuptueshme. Kështu Elena erdhi tek godina e vajzave një ditë vjeshte. Më kishte ngarkuar rrethi letrar nga ato angazhimet, që dikur bëheshin çdo muaj dhe për ta kryer atë kuptohej, që bëheshim copa. Ishim pothuajse student dhe në fillimet tona, rrugë kërkimi qëllonte i vështirë.

Fytyra e kohës tonë. Shëmbëllim i pafajësisë. Ndrit pasqyra. Tek shpirti i diellit.

Kam shkuar dhe e kam takuar Elenën e cila pranoi të vinte për një bisedë në Institutin e Kamzës, kryesisht për romanin e fundit të saj më duket :”Një lindje e vështirë’

E pritëm në stacion e autobuzit Elenën. Dhe e shoqëruam tek godina e vajzave të Veterinarisë. Ishte një godinë ere dhe ndër më të bukurat e mobiluar, pra për kohën ishte vërtetë mrekulli.

Në katin e parë e mbushën me karrige ndërkaq Martin Leka nënkryetari I rrethit letrar, shkoi dhomë më dhomë me dikë tjetër për të sjellë studentët për këtë takim. Në tavolinë me Elenen u ula unë, Shefqet Meko, Martin Leka. Erdhën me shumë 100 studente, që e populluan dhomën. Elena filloi të flasë dhe të tregojë për romanin se si e kishte gjetur temën. Më duket se tha se kur ishte shtruar në maternitetin e Tiranës për të sjellë në jetë njërën prej vajzave kishte gjetur ato personazhe, që i kishte përshkruar tek krijimi i saj i fundit romani. Ishte njëfarë mend, një copëz realitet, i që njihej kudo për atë kohë. Elena mjeshtërisht e rrëfeu mjaftë mirë fabulën, qe kishte shkruar në atë roman dhe tregoi edhe anë të tjera të krijimit të tij.

Mbaj mend se Elenen e pyetën :Se përse nuk shkruante më Ismail Kadare ?

Ajo heshti një çastë, u përqëndrua dhe tha prerë : Jo Ismaili shkruan cdo ditë. Nuk ka botuar jo se nuk shkruan. Dhe me të vërtetë bëhej fjalë pas vetvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu, që kur Kadare thuajse nuk nuk kishte në shtyp libëra. Arsye, që ne na shmangën u shqua edhe tek kjo revoltë e Elenës: Nuk ja botojnë. Bëhej fjalë për :” Dimrin e vetmisë së madhe”, që më pas u ritransformua në” Dimrin e madh”. Atë libër Kadare po e përpunon nga fillimi. Ka pasur shumë vrejtje, por Ismaili po i shqyrton të gjitha vrejtjet. Pritet, që të dali një libër i madh dhe i ndryshuar. Pati edhe pyetje të tjera rreth Kadaresë por që kuptohet ishin pyetje studentesh pa ndonjë qëllim të përcaktuar. Ka pasur një moment rrëmuje nuk e kuptuam kush nga studentet e krijoi dhe përse ndërsa Elena pyeti se cfarë ngjau.

Elena ka takuar studentet dhe më pas kemi shkuar për kafe tek kinoklubi Studenti. Kur kemi dalë prej andej Elena ka njohur pedagogun e agrokimisë Aqif Dabullën një burrë që asaj kohë ishte rreth të 55 vjec tullac megalloman. Janë përshendetur dhe ky I fundit e ka pyetur për Kadarenë. Elena i tha shkoqur se redaktorët ja kthejnë librat Ismailit pa asnjë qëllim. Po nuk është ankuar Ismaili, tha pdeagogu. Është ankuar tha Elena, por askush nuk merre masa. Elena madje, tha ja kanë ndalur botimin nuk e mbaj mend të cfarë libri bëhej llafi. Elena nuk fliste me rezerva por dukej shumë e pakënaqur, që Ismailit për disa vjet nuk i kishin botuar asnjë libër ndonëse ai punonte cdo ditë një krijues i pazakontë duke mbajtur kështu në jetë dritaren e krijimit, si puna e kandilit pa vaj, që mund të shuhej. Nuk do ta kalonte pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi, këtë situatë Elena. Herë-mundohej të shprehte dhe here e mblidhte veten. Kuptohej se atë botë nga ajo kohë shfaqeshin shpesh përgjimet. Mirëpo revoltën e saj unë e kam parë shkoqur. Kur u ulëm për kafe ne i tham se kishim një gazetë studenti dhe i kërkuam një tregim apo novelë të Kadaresë. Ismaili, tha ajo i ka tregimet mbi 10-15 faqe. Edhe aty ne u interesuam të mësonim më shumë për Kadaren dhe arsyet e mosbotimit. Në Tiranë dhe mes ne studentëve qarkullonin llafurina të shumta. Kishte shumë fjalë për Kadarenë, që dhe se ai bënte një jetë borgjezi, d. m. th nuk e njihte fare realitetin shqiptar, prandaj me gjitha autoritetin e tij si një ndër krijuesit më të mirë, sërish ai gabonte nuk njihte klasën punëtore. Elena, shpesh thoshte nuk i botojnë dhe dukej qartazi pikëllimi. Ata d. m. th redaktorët. Apo ata, d. m. th pushtetarët e lartë të qeverisjes së vendit ? Vetë dora ai mundej të ishte, deri aty arrinte puna ?

Kush ata? Kujt i shkonte ky murr i ngritur në lartësi, thellësi, gjerresi për të ndalur Kadarenë ? Thonë se, ujqët e uritur e shqyejnë vërtetë hënën lehonë. Qentë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqërit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati ta shkatërronin embrionin e ngjizur tek Kadare. Dhe e gjithë kjo zogori shfrynte lartë e poshtë, tutje e t’hu se Kadare është një borgjez, që ai nuk e do klasën punëtore. Përse Kadare nuk trajton në librat apo romanet e tij temën e klasës punëtore por merret me legjendat apo shkruan për qejfet në kafe Flora?

Pse Kadare nuk shkruan për rinën revolucionare që po shpinte trenin deri në Vlorë po shkruante për zanat dhe mujët ? Një miku im student më thoshte se Kadare e ka kuptuar se për tju shmangur polemikave ai gjen ato tema që nuk cënojnë shkruan për legjendat shqiptare siç ishin :”Ura me tre harqe”, “Doruntina”, “Prilli i thyer”. Elena na e tha troc: ISMAILIN e pengojnë.

Dhe kuptohet kjo thënie tek këta studentët mund të mbarte me vete pasoja.

Ne vazhdimisht bënim një lloj gare dhe kishim formuar dy grupe tek rrethi letrar. Njëri që pëlqente Dritëron dhe ne të tjerët, që kishim idhullin tonë Kadarenë. Ne debatonin pa ditur se çfarë mund të përëbënin këto zënka, që mund të sillnin nga kreshat e shtetit shi, ndonëse fjalët tonë ishin thënë butësisht shkoqur pa enigma. Ne adhuronin Kadarenë për thellësin e mendimit, trajtimit e tij prandaj kjo bukuri fjale i zihej fryma, ndërsa Agolli ishte kryetar i shkrimtarëve dhe atij botohej në cdo kohë romani apo poezia mirëpo edhe Agolli kishte peripeci, por që i kalonte se ishte babaxhan apo duhet të ketë pirë thoshin dhe i ka thënë këto fjalë nga gryka e shishes. Edhe për peripecite e Agollit kishim dëgjuar ndërsa kjo thellësi e Kadaresë ishte si burimi i pafundëm.

Romanet ishin të thjeshta te Agollit. Poezia e embël si e Naimit. Kishte poezi të mirë Agolli. . Dhe sot mbetet poet i adhurruar. Kadarenë nuk e kuptojnë, thoshin. Kadare ishte filozofik. Dhe ne, që kërkonim këtë thellësi e ndjenim se kjo na hynte në thellësi të shpirtit, ose bënte vend në brendësi të brendisë tek pika e zemrës noctaun sevda. Mirëpo po ta gjykosh hollë-hollë sjellja e Agollit ishte tipike bektashiu. Në kohë të vështira sillu si ajo deveja dhe ka një frazë tjetër shtesë, që e plotëson bukur. Pra Agolli që ishte bir myhybi këtë fushë e kam studiuar gjatë them se ai u fut në këtë hulli. Kështu atë ditë Elena na dha një mesazh që e përcollëm ditët e tjera mes miqëve të librit dhe rrethit tonë letrar.

D. m. th që Kadaren e pengojnë të botohet. Ja kthejnë librat herë pas here me justifikime të pajustifikuara, por që kuptohej se arsyeja e fshehur ishte ta mbanin nën presion aq më larg edhe botimeve dhe lexuesit. Nëse sot thuhet se ishte rregjimi ai që e promovoi Kadarenë, kjo edhe mundet të qëndroj si tezë, mirëpo pas kësaj “djali plangprishës” s’kishin cti bënin. Emri i tij ishte i njohur tashmë kudo dhe gjithkund kishte interes se si jetonte shkrimtari i madh nën një rregjim të tillë. Në një farë mënyre ta mbanin nën “mjegullën e pushtetit”, të shtërngoni dhe nga “frengjia e ngritur posaçerisht” ta vrojtonin. Nga mungesa e gjatë e botimeve, Kadare shfaqej fuqishëm dhe çuditërisht kur libri i tij përthithej atherë kuptohej se rregjimtarë ndiheshin të vegjël, ata ishin kaq të vegjël, që në këtë botë kishin qenë shtegtarë të humbur. Ata mbeteshin vdekatarët pa lavdi harroheshin shpejt s’kishin vepëra nga pasë. Mbasi arkivoli i tyre zbriste në thellësi të tokës për tu mbyllur, për tu ngurosur në fundin e fundëm, por jo të deshiruar. Për tu mbyllur në errësirrën pus, mes të ftohtit të pamat, në banesën e përjetshme 1. 5 x 1. 5m. Për tu tretur në drejtimin e humbur, për të rënë në gjumin e madh të qefinit. Harroheshin. Kujtesa e shtetit ishte me përvjetore ndërsa kujtesa e popullit ishte pafundme për shkrimtarët, krijuesit shkencëtarët, artistët. Keqardhja e tyre ishte e madhe në rast fatkeqësie të madhe. Pyesnin të gjithë :’ç’ngjau me Alida Hiskun, përse nuk këndon më, por askush nuk pyeste :”çfarë ngjau me Nako Spiron që iku tragjikisht”?

Kështu ajo ditë tek ne ishte shenjë e një reflektimi. Ne, që vinim nga jug të brumosur me tipare të burrërisë pra fjala e dhënë therrë djalin, shikonim shpesh atje në kryeqëndër se si zbeheshin në sytë tanë figurat e shtetit, sa të të paditur dhe ç’gafa o Perëndi, që bënin nëpër mbledhje apo gjetkë, aq shpërthyese mbeten edhe barcoletat për anëtarët e byrosë. Nuk kam ndërmend të sjell këtu gjithë llafurinat, që zienin nëpër kafenet shqiptare. Po më duhet të sqaroj faktin për Kadarenë flitej shpesh dhe vesh hapur pritej se cfarë do ti ngjiste shkrimtarit. Në mos me këtë libër. Prite te tjetri. Ky besoj ishte gjethja e fundit e vjeshtës thoshim, prite kur ti vijë goditja.

Korraca, që e mbronte nuk ishte shteti, por emri i tij dhe fama e tij në botë. Nëse kjo u korracua nga shteti mbrinte një çast, që shteti tash ja kishte atij nevojën për të depërtuar nëpër vende gjer larg nëpër botë ku ky rregjim nuk quhej i pranueshëm. Kadare shërbeu gjithë kohës si shkrimtarë. Edhe kur atij i janë dhënë poste duhet kuptuar se nuk ka qenë Kadare që i ka propozuar. Nëse ka pranuar duhej bërë për të qëndruar shkrimtar përndryshe rrëzimi i tij i pritshëm mbrinte shpejt. Nën ftohtësinë e katakombeve të ftohtë, ku ndriçonte ora e territ, mund të dremisnin ata, që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Për ne admiruesit dhe lexuesit e tij të shumtë brenda dhe jashtë vendit do të ishte më mirë një Kadare, që I sjell dicka letersisë se një i persekutuar i syrgjynosur pa letërësi vetëm me triskën e të persekutimit. Nëse do të kishte ngjarë, sot do të kishim një Kadare, që do të kërkonte një herë në pesë ditë paratë e burgut.

Pa asnjë fletë apo një letërsi, që do ta quanim letërsi burgu me ndonjë përurim apo ndonjë dekoratë. Do të thoshim :Gjynah se lejoi rregjimi. Keqardhje do të shprehnim. Dhe harresa jonë do të ishte e madhe. Kush fitoi në këtë mes letërsia apo rregjimi ? Fituan letrat shqipe, që nuk humbën një ndriçim me rrëzim sysh të përhershëm të saj. Do të kishim një mall të vijëzuar në altar për shkrimtarin e ikur por se vetëm kaq. Dhe nëse ikte do të shprehshim :U preftë në parajsë e ëmbël balta e dheu ynë etj, etj. , , ,

Kemi një pasuri letrare, që na e dha Kadare me një kosto shpirti, jo të vogël. 50 vjet përmbi letra, I kërrusur përmbi fletën e bardhë. Punëtor i letrave. Kur kam pare” Postierin”, që bënte fjalë për Nerudën në kohën e internimit të tij në Itali, çfarë internimi ishte atje në atë vend, tani them më mirë që shpëtoi shkrimtari sepse bëri letërsi. Ajo rezistencë le tu mbetet rezistantëve, heronjve politikë të tjerëve neve na duhet letërsia, që Kadare dha. Nëse shpëtoi ka edhe një pikëzim fati që e shpëtoi nga ankthi i pafund kur pritej rrëzimi i tij me ditë, hë sot e hë nesër dhe nëse nuk erdhi, mirë bëri.

Shqyrtova dhe i mbetem kësaj pike. Më mirë një shkrimtarë. Kur fola për Nerudën në Itali ai e bënte internimin në një ishull plot me njerëz dhe me jetë aktive. Vërtetë larg vendit të tij. Ajo që i mungonte ishte vendi i tij. Ne do të na mungonte letërsria e Kadaresë sepse këtu internimi ishte i vdekur e i pakallur. Këtë nuk do ta dëshiroja as për Agollin as për një shkrimtar dhe as për një shqiptar. Ndërsa vdekja mund ti zinte vdekatarët, për poetët ndryshe ishte fati. Po citoj çfarë thotë ari naimjan : „Po shpirti, që s’vdes/ S’ma mbrëm‘ e mëngjes/ Ku ka fluturuar/ Se vdekja se zë dot. . . “

Kjo është arsye që Kadareja dhe poetet e tjerë të vendit tonë kanë lënë gjurmë të thellë në letrat shqipe. Nihilizmi dhe cinika apo gjykimi i shtrembër nuk i ngrenë dot autorët në piedestale lavdie. Qasja se ata kërkohen të bëhen të mëdhenjë duke kritikuar Kadarenë mbete një arsye e vogël, një kokër gruri në mendjen e kaposhit.

KOMENTE