English

Fshihnin kanabis, arrestohen 2 persona

Shkodër, 5 nëntor, NOA - Dy arrestime janë shënuar në qytetin e Shkodrës gjatë pasdites së djeshme për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

Siç konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA burimet policore të këtij qyteti, i ndaluari i parë është Arben Alija, 37 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në posedim, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17.2 gram lënde narkotike kanabis sativa, në gjendje të tharë. Po ashtu, në banesën e tij në qytetin e Shkodrës, u gjet dhe u sekuestrua edhe një bimë e mbjellë prej tij, me karakteristika të ngjashme të kanabisit, si dhe disa degë të po së njëjtës bimë, në gjendje gjysëm të tharë.

Ndërsa i ndaluari i dytë mësohet se është Fabjan Qekaçi, 25 vjeç, edhe ky banues në qytetin e Shkodrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 15 doza pluhur ngjyrë kremi të dyshuara si lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat pasi u peshuan rezultoi si ishin 54 gram.

Materialet në ngarkim të këtyre dy personave, iu kaluan prokurorisë Shkodrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

n.e/NOA

KOMENTE