Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Implanti i retinës, shpresë e madhe për të verbrit
English

Implanti i retinës, shpresë e madhe për të verbrit

Berlin, 5 Nëntor 2010 - Mjekët gjermanë kanë shpallur se kanë bërë një hap të madh përpara në implantin e retinës, teknologji e cila synon t'iu rikthejë shikimin njerëzve që vuajnë nga verbëria e trashëguar.

Shkencëtarët britanikë kanë thënë se implanti i ri paraqet përparim të paparë në përmirësimin elektronik të shikimit, raporton radio Evropa e Lirë.

Tre pacientët, të cilët iu nënshtruan implantit, ishin në gjendje t'i dallojnë format dhe objektet, ndërsa njëri ishte në gjendje të ecë vetë në dhomë, t'u afrohet njerëzve, të lexojë orën dhe t'i dallojë shtatë hije të ngjyrës gri. Zbulimi mund t'u ndihmojë rreth 200,000 njerëzve në botë, të cilët vuajnë nga "retinis pigmentosa", sëmundje degjenerative, e cila i dëmton receptorët dhe si rrjedhojë retina pushon së funksionuari.

KOMENTE