Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kooperacioni Italian, 50 milion euro për ekonominë shqiptare
English

Kooperacioni Italian, 50 milion euro për ekonominë shqiptare

Tiranë, 5 nëntor, NOA – Kooperacioni italian në Shqipëri ka garantuar se do të mbështesë në dy vitet e ardhshëm me një financim prej rreth 50 milion eurosh ekonominë shqiptare pikërisht në sektorin energjetik dhe mbështetjen e SME-ve, në sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural, si dhe në programet e orientuara drejt zhvillimit social.

Këtë garanci ia dha sot zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta Drejtori i Zyrës së Kooperacionit Italian në Tirane, Aldo Sicignano si dhe përfaqësues të kësaj zyre pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, të cilët konstatuan se në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën e Kooperacionit Italian, në sektorin energjetik janë 4 projekte të rëndësishme në proces implementimi.

Po kështu kooperacioni italian vërejti se edhe programi i kredisë prej 25 milion eurosh për mbështetjen e SME-ve ka rezultuar një instrument i suksesshëm financimi për këtë sektor.

Zëvendëskryeministri Meta vlerësoi kontributin e rëndësishëm të qeverisë italiane si dhe progresin e projekteve të financuar nga Kooperacioni Italian në sektorin energjetik dhe në mbështetje të sektorit privat nëpërmjet kredive të buta.

Ai nënvizoi se Partneriteti Strategjik me Italinë do të inkurajojë akoma më tej prezencën e investimeve italiane në sektorët vitalë të ekonomisë shqiptare ku potencialet janë të shumta dhe interesat janë të përbashkëta, në veçanti në projektet energjetike.

Gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e kooperacionit italian ku merrte pjesë edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, u rikonfirmua vlerësimi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë në të gjitha fushat dhe në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

mit/NOA
KOMENTE