English

Materazzi – Zidane, më në fund vjen paqja

Milano, 5 nëntor NOA - Marco Materazzi dhe Zinedine Zidane kanë “hedhur firmën” mbi traktatin e paqes. Ata janë takuar pas katër vitesh pas gjuajtjes së famshme më kokë që Zidane qëlloi Materazzin në finalen e Botërorit 2006.

Matrix ndodhej në hotelin e Real Madridit për të përshëndetur Murinjon dhe kjo gjatë kohës kur në hollin e hotelit kaloi francezi, që aktualisht është këshilltar i presidentit Florentino Perez. Të dy fillimisht u përshëndetën tepër ftohtë, por më pas filluan të bisedonin dhe mbyllën çdo gjë me një përqafim.

r.b/NOA

KOMENTE