Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi i Lajpcigut vjen te Panairi i 13-të i Librit “Tirana 2010”
English

Panairi i Lajpcigut vjen te Panairi i 13-të i Librit “Tirana 2010”

Viti 2010 shënon mbajtjen e edicionit të 13-të të Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010” dhe për të tretin vit radhazi ai sponsorizohet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA. Panairi zhvillohet më 11-15 nëntor 2010 në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia e çeljes: Më 11 nëntor ora 18.00, nga: Kim Mehmeti-Sabri Hamiti-Aurel Plasari. Çdo ditë ju do të gjeni në faqen e posaçme të panairit të librit që është hapur nga NOA, të rejat më të fundit mbi eventin, të ftuarit, intervista, etj.

Tiranë, 5 Nëntor 2010 NOA - Një tjetër i ftuar i rëndësishëm në Panairin e 13-të të Librit “Tirana 2010” është presidenti i Panairit Ndërkombëtar të Lajpcigut, Oliver Zille.

Ai është ftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH) për të qenë i pranishëm në mënyrë që të njihet me letërsinë, autorët dhe kulturën shqiptare pas një kërkese që i është bërë këtij panairi që Shqipëria të jetë e ftuara e panairit të Lajpcigut të vitit 2012.

Kjo pasi ky panair funksionon në sajë të tematikave të veçanta dhe SHBSH ka kërkuar që tema e vitit 2012 të jetë Shqipëria, botimet, autorët dhe shqipërimet tona.

Presidenti i këtij panairi O. Zille është ftuar posaçërisht për të marrë një vendim mbi këtë kërkesë.

Kryetari i SHBSH-së, z.Petrit Ymeri, duke folur për agjencinë NOA dhe faqen e posaçme të panairit, tha: “Tani mendohet se letërsia shqiptare e ka arritur pjekurinë për të qenë e ftuar e këtij panairi të rëndësishëm të librit, ndaj edhe është ftuar presidenti i tij për të parë situatën në Shqipëri”.

e.r/NOA

KOMENTE