Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pr/Buxheti 2011 ul pagën Presidentit, Financat: E pavërtetë, paga është po e njëjta
English

Pr/Buxheti 2011 ul pagën Presidentit, Financat: E pavërtetë, paga është po e njëjta

Tiranë, 5 nëntor, NOA – Pas lajmit të publikuar se në projektbuxhetin e vitit 2011 paga e presidentit ka shënuar një ulje me pesë mijë lekë, pra nga 255 000 lekë në muajin korrik i shënuar në një nen të buxhetit, është cilësuar 250 000 lekë në muaj dhe rritet deri në 2% në projektbuxhetin e vitit 2011 ka reaguar edhe ministria e Financave.

Ministria e Financave konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e pagës të Presidentit të Republikës duke sqaruar se lajmi i publikuar për uljen e pagës së kreut të shtetit në projektbuxhetin e 2011-ës është krejt i pavërtetë.

“Paga e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e saj. Në ligjin nr. 10 310 datë 26.7.2010 “Për disa ndryshime në ligjin 10 190 datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, dekretuar nga Presidenti i Republikës në datën 30 Korrik 2010 me nr. 6662, në nenin 11 të tij ka përcaktuar pagën e Presidentit të Republikës në shumën 250 000 lekë/muaj”, thuhet në një deklaratë për shtyp të ministrisë së Financave.

Sipas saj, edhe në projektligjin e buxhetit 2011, paga e Presidentit të Republikës në nenin 12 të tij ka përcaktuar nivelin e pagës ekzistuese 250 000 lekë/ muaj si dhe të drejtën për t’u ndryshuar deri në masën 2% , në të njëjtën kohë me rritjen e përgjithshme të pagave. Por, MF-ve, sqaron se paga e Presidentit të Republikës nuk është thjesht një pagë individuale, por një pagë reference për të gjithë piramidën e pagave të funksionarëve të lartë të shtetit, përfshirë pagën e ministrave, deputetëve, gjyqtarëve etj.

Lidhur me pretendimin se në projektbuxhetin e vitit 2011 është ulur fondi për presidencën, Financat bëjnë të ditur se nuk ka asnjë ulje në fondin e nevojshëm për funksionimin e institucionit që përfshin koston e personelit dhe shpenzimet për mallra e shërbime.

Ndryshimet, sipas Ministrisë së Financave janë në nivelin e investimeve, të cilat janë shpenzime të lidhura me projekte konkrete dhe nuk mund të jenë të njëjta nga viti në vit. Në këtë mes, MF-ve risjell në kujtesë rastin e vitit 2008, kur presidenca realizoi një rikonstruksion të plotë të godinës dhe fondi i shpenzuar ishte 248 milionë lekë.

“Aktualisht fondi i investimeve për vitin 2011 është i njëjtë me atë të Këshillit të Ministrave, për investime të nivelit të pajisjeve dhe orendive”, pohon dikasteri i Financave.

Sipas lajmit të publikuar nëpër mediat e shkruara shpenzimet nga buxheti i shtetit në projektbuxhetin e 2011-ës, që shkojnë për institucionin e Presidentit, kishin parashikuar me një ulje prej 25 përqind më pak, pikërisht nga 226 milionë lekë këtë vit, në 168 milionë lekë në vitn 2011, ku buxheti i shtetit do të synojë tunelin e Elbasanit, ndërtimin e Parlamentit të ri dhe Stadiumit të ri.

mit/NOA
KOMENTE