Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ky është dështimi i Berishës, po rrezikohet projekti i listave të zgjedhësve
English

Rama: Ky është dështimi i Berishës, po rrezikohet projekti i listave të zgjedhësve

Tiranë, 5 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ngriti sot shqetësimin për shkeljen e të gjitha afateve për dorëzimin e listave paraprake të zgjedhësve, një projekt që po rrezikon të keqpërdoret nga qeveria përmes ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe zëvendësministrit, Ferdinand Pone.

“Prej 11 ditësh janë shkelur të gjitha afatet për listat paraprake, dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha është përgjëgjës për këtë projekt. Nuk ka asnjë transparencë për lëvizjen e zgjedhësve nga lista në lisë nga njësia në njësi”, deklaroi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë rozë.

Kryesocialisti Rama i bëri thirrje OSBE-së që të mos heshtë për këtë çështje të mostransparencës së listave të zgjedhësve.

“Unë i kam kërkuar OSBE-së të garantojë transparencën e zgjedhjeve në një projekt që të monitorohet drejtpërdrejt prej saj, dhe ky projekt rrezikon të këqpërdoret nga Sali Berisha, ministri Basha e Ferdinand Pone. Është fare e qartë se jemi përpara të njëjtave simptoma që në zgjedhjet e fundit shkatërroi organizmin e sistemit zgjedhor dhe gjithë procesin sa i përket garancive të mosvjedhjes së votës:, tha Rama.

Ai vlerësoi në të suazë se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është sot një bunker për transparencën e listave të zgjedhësve ku nuk ka akses askush, porse vetëm një grusht njerëzish kanë të drejtë të hyjnë në sistem, ndërkohë që askush nga njësitë vendore nuk di, si lëvizin qytetarët nga kjo apo ajo njësi, theksoi zoti Rama.

Rama e cilësoi këtë si një përpjekje të qeverisë për të deformuar procesin zgjedhor, që nuk përbën një surprizë për opozitën.

Kryetari i Partisë Socialiste ritheksoi edhe ofertën e re që Partia Socialiste i bëri mazhorancës për të zgjidhur krizën.

“Dua të theksoj se kemi bërë një ofertë të re që i jep zgjidhje krizës, dhe kjo ofertë e re duhet lexuar, duhet pranuar pasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për këtë krizë, që i ka rrënjët në vjedhjet e votav, pasi s’mund të ndodhë ndryshe në kushte kur zgjedhjet deformohen, kur krimi dhe korrupsioni kanë zaptuar sipas Ramës pushtetin.

Lidhur me deklaratën e djeshme të eurodeputetëve, shefi i opozitës nënvizoi se “Qëndrimi i bërë publik është realisht një qëndrim jashtëzakonisht shqetësues dhe i mbështetur mbi të vërteta të pakontestueshme, që lidhen me krimin, korrupsionin që ia bëjnë të pamundur statusin Shqipërisë, dhe Shqipëria mbetet sërish në klasë sikundër mbeti për liberalizimin e vizave disa vite”, tha Rama.

“Ky është dështim i qeverisë Berisha, pasojë është edhe votimi i dekreteve të presidentit, për votimin e të cilëve, u shkelën të tëra afatet, por kultura e mashtrimit është bërë kulturë sunduese për shkak të një qeverie, që nuk ka instrumenta të tjerë për të mbrojtur pushtetin, pasi pasi kjo qeveri nuk është zgjedhur me votat e popullit”, deklaroi rama.

Kryesocialisti Rama, bëri me dije se në një atmosferë të tillë ku pandëshkueshmëria totale ka zënë vend, Shqipërinë nga ky batak krize e nxjerrin vetëm largimi i Berishës dhe zgjedhjet e parakohshme.

Rama theksoi se PS i dëgjon të gjitha apelet që i bëhen sot Shqipërisë, me qëllim që opozita të luajë rolin e saj në proceset integruese të Shqipërisë.

Andaj, theksoi Rama oferta jonë bazohej mot a mot në rezolutën e PE-së, për të mbërritur në transparencën e zgjedhjeve me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Shefi i PS-së, i pyetur për largimin e deputetit Vangjel Tavo nga PS, tha se përgjegjësia për braktisjen e forcës politike për arsye që s’kanë të bëjnë me vlerat e kësaj force, është tërësisht individuale. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE