Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët meritojnë një qeverisje ndryshe
English

Shqiptarët meritojnë një qeverisje ndryshe

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pafundësi ligjesh që nuk zbatohet, për ligje që ndryshojnë, ende pa filluar të zbatohet, për ligje që lehtësojnë taksat për një pakicë njerëzish dhe që rëndojnë jetesën e shumicës së shqiptarëve; për ligje që pasurojë disa pushtetarë dhe varfërojmë miliona shqiptarë

Nga Vasilika Hysi

Për më shumë se një vit shqiptarët presin transparencën e zgjedhjeve, jo vetëm në përgjigje të rezolutës së Parlamentit Europian, por si detyrim që qeveria ka ndaj qytetarëve të saj, për të qenë transparente para tyre.

Por, sjellja e qeverisë, nismat e saj ligjore, çështjet që hedh në tregun mediatik çdo ditë, tregojnë se kjo qeveri, jo vetëm që nuk është transparente, por ka frikë nga transparenca, sa që përgjigja e dhënë ndaj ofertës së opozitës për hetimin e zgjedhjeve tregoi se kërkesa e saj, ose nuk është lexuar, ose nëse është lexuar, ajo ka shkaktuar përshtjellime serioze te mazhoranca. Frika për të bërë transparencën e zgjedhjeve tregon qartazi se zgjedhjet janë vjedhur.

Manipulimi dhe mungesa e transparencës vazhdon, edhe në Kuvend, ku për çështje me rëndësi, jo vetëm që nuk ka transparencë, por cënohet vullneti i përfaqësuesve të popullit në këtë tempull që duhet të jetë tempull i demokracisë.

Kuvendin nuk e bën tempull të demokracisë godina e rikonstruktuar ose vendndodhja e tij, por mënyra si ai funksion, çfarë prodhon për popullin dhe si e prodhon atë.

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit për votimin e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, pa konsensus dhe në mes të procesit; rrëzimi me forcë kartoni i juristëve me integritet moral dhe profesional, votimi për mandatin Beqaj; votimi për të shkatërruar një qendër kulturore ndërkombëtare dhe hedhur në erë miliona euro të qytetarëve shqiptarë, e shumë raste të tjera tregojnë se një qeveri i ngritur mbi vjedhjen e votës nuk mund të qeverisë në mënyrë të ligjshme.

Ky Kuvend po ndryshon 3 – 4 ose më shumë herë, brenda një periudhe të shkurtër, ligje që lidhen me prokurimet, me lojërat e fatit, me koncesionet, ligjet mbi të ardhurat e tatimet, për pronën e pronarëve të ligjshëm, por nuk po miraton ligje që të zgjidhin problemet që rëndojnë familjet shqiptare. Ja pse dallimi mes qytetarit të thjeshtë dhe atyre që qeverisin po thellohet çdo ditë.

Nga ana tjetër, publikimi i fakteve që përbëjnë dyshime të arsyeshme për afera korruptive të pushtetarëve dhe abuzime me pasurinë publike, kërkesa e opozitës që dyshime të tilla të verifikohen, po përballen me kërcënime dhe fyerje ndaj kolegëve deputetë, si në rastin e deputetëve Felaj dhe Tahiri. Me e trishtueshme është heshtja dhe mos distancimi juaj, deputetë të mazhorancës, nga sjellje të tilla, madje me keq, marrja në mbrojtje ato.

Për ironi të fatit, personat që po hetohen për këto fakte dhe dyshime, në vend që të bashkëpunojmë me institucionet për të sqaruar pozitën e tyre, vënë në lëvizje gjykatat duke akuzuar përfaqësuesit e opozitës pse ngrenë zërin ndaj abuzimeve dhe krijojnë klimën së të gjithë në këtë vend janë njëlloj, si atë që abuzojnë dhe ata që i denoncojnë abuzimet.

***

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të dalë nga zgjedhje të ligjshme dhe mbi vota të numëruara drejt;

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pafundësi ligjesh që nuk zbatohet, për ligje që ndryshojnë, ende pa filluar të zbatohet, për ligje që lehtësojnë taksat për një pakicë njerëzish dhe që rëndojnë jetesën e shumicës së shqiptarëve; për ligje që pasurojë disa pushtetarë dhe varfërojmë miliona shqiptarë.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që i nxjerr realisht nga skema e varfërisë;

Fëmijët që jetojnë në varfëri, pa kujdes shëndetësor dhe social, që nuk shkojnë në shkollë, por shfrytëzohen në punë, kanë nevojë për një qeveri që i kushton vëmendje dhe kujdes real për ta;

Persona të sëmurë ose me aftësi të kufizuara kanë nevojë për një qeveri që ofron shërbime dhe kujdes shëndetësor dhe social të nevojshëm;

Pensionistët kanë nevojë për një rritje reale pensioni që i mundëson atyre të paguajnë energjinë, të blejnë ilaçet, të ushqehen normalisht dhe të pleqërojmë me dinjitet.

Kjo qeveri tregoi se nuk ishte e aftë ta bënte këtë. Ndaj shqiptarët kanë nevojë për një qeverisje ndryshe.

KOMENTE