English

Berisha: BE vlerësoi reformat me heqjen e vizave

Shkodër, 6 nëntor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga Shkodra se procesi i liberalizimit të vizave është një prej arritjeve më të mëdha të vendit.

Kreu i qeverisë ka sulmuar dhe opozitën për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit me ndërkombëtarët për zgjidhjen e situatës politike në vend. “Antikultura e bunkerit është kulturë e kutisë”, tha kreu i qeverisë, Berisha. Ai shtoi se “bllokmenët janë skllevër të bunkerit”.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se mazhoranca aktuale është e vendosur për të ecur para me integrimin e vendit dhe me realizimin e reformave. Ai u shpreh se “Europa dëshmoi besim të madh me procesin e heqjes së vizave”, ndërsa shtoi se angazhimi i qeverisë për reformat do të jetë dhe më i madh. Në këtë linjë ai u shpreh se do të këtë një “luftë më të madhe ndaj korrupsionit”.

a.k/NOA(Vijon...)

KOMENTE