Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hipi në avion si plak, zbriti si djalë i ri
English

Hipi në avion si plak, zbriti si djalë i ri

Vankuver, 6 nëntor, NOA – E pabesueshme dhe ende e pashpjegueshme deri më tani, ka mbetur maskimi i përkryer i realizuar nga një pasagjer gjatë një fluturimi me linjën “Kanada Air” nga Hong Kongu, për t’u ulur në Vankuver të Kanadasë.

Kështu, mediat kanadeze bëjnë me dijeni se autoritetet kanë arrestuar një të ri aziatik pak më shumë se 20 vjeç, i cili në kohën e nisjes ishte paraqitur në kontrolle duke veshur një maskë gome, e cila e bënte atë të dukej si një burrë i vjetër dhe i racës së bardhë.

Ky incident, mbi të cilin autoritetet janë ende duke hetuar u zhvillua më 29 tetor dhe u bë publike vetëm sot.

Sipas CNN, pasagjerët gjatë fluturimit e kishin marrë për një burrë të vjetër, jo vetëm nga pamja, por edhe gjestet, që nga ecja e pasigurt, syzet etj.

Ndërsa zbriti si një djalosh i ri kinez, sapo ishte ndërruar në tualetin e avionit.

n.e/NOA

KOMENTE