English

Shpërthen tubacioni në port, lëndohen dy punëtorë

Durrës, 6 Nëntor, NOA – Dy punëtorë kanë mbetur pak më parë të plagosur në portin e Durrësit, ndërsa ka shpërthyer fuqishëm një tubacion brenda tij.

Lajmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, është mundësuar identifikimi i dy të lënduarve, që mbajnë përkatësisht emrat Skënder Demiraj, 45 vjeç dhe Petraq Gogoli, 40 vjeç.

Mësohet se incidenti ka ndodhur ndërsa këta dy punëtorë ishin duke instaluar disa pajisjeve të rënda, në zonën e terminaleve të Kontenierit.

Policia e Durrësit ka mbërritur menjëherë më vendngjarje dhe është duke të vijuar hetimet....(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE