English

Aksident pranë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, makina bie në Lanë

Tiranë, 7 Nëntor 2010 NOA – Një aksident ka ndodhur para disa minutash në qendër të Tiranës, pranë ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” ku një automjet tip veturë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar pranë ujërave të lumit Lanë aty pranë.

Bëhet e ditur se makina ka pësuar humbje të kontrollit në rrethana që do t’i hetojë policia.

Momentalisht në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e Policisë Rrugore, kurse janë mbledhur dhe shumë njerëz kureshtarë.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE