Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Isa Mustafa, zgjidhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës
English

Isa Mustafa, zgjidhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Prishtinë, 7 nëntor, NOA - Isa Mustafa, kryetari i Bashkisë së Prishtinës është zgjedhur para pak minutash me 235 vota kundrejt 124 votave që mori Fatmir Sejdiu, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kanë qenë delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që vendosën kështu që për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LDK-së të jetë Isa Mustafa.

Në kuvendin e shtatë të LDK-së i mbajtur këtë të dielë delegatët zgjodhën strukturat e reja që do të drejtojnë partinë, kryetarin e saj dhe këshillin e përgjithshëm drejtues të LDK-së.

Gjatë zgjedhjeve të sotme të kreut të LDK-së, ku garonin për këtë post, ish kreu i saj dhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa, i cili arriti të marrë votëbesdimin e delegatëve të LDK-së për të drejtuar partinë.

Gjatë zgjedhjeve të kryetarit të LDK-së, ish kreu i saj Fatmir Sejdiu kishte deklaruar para votimit se Kosovës i duhet më shumë se kurrë bashkimi në shtëpinë që kosovarët e ndërtuan bashkë.

Ai theksoi se LDK synon integrimin e Kosovës në BE dhe NATO duke garantuar se me këtë vizion, LDK, do marrë përsipër qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në 12 dhjetor.

Fitorja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, dukej se ishte mbërritur me një marrëveshje qysh një ditë më parë, andaj edhe pritja e tij sot nga delegatët në mjediset ku u zhvillua kuvendi i shtatë i LDK-së, ishte dukshëm vota e tyre për kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u drejtua nga Fatmir Sejdiu, në vitin 2006, kur ndërroi jetë edhe udhëheqësi i Kosovës, dhe themeluesi i Lidhjes Demo0kratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

mit/NOA
KOMENTE