Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Opozita shantazhon ministrin Vasili për të favorizuar klientelistët
English

Meta: Opozita shantazhon ministrin Vasili për të favorizuar klientelistët

Lushnje, 7 nëntor, NOA – Nga qyteti i Lushnjes, ku u takua me simpatizantë të partisë së tij, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cilësoi akuzat e lidershipit socialist ndaj ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili si shantazh ndaj sistemit të shëndetësisë me qëllimin e vetëm për favorizimin e paligjshëm të firmave farmaceutike të lidhura ngushtë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Lidhur me akuzat politike të lidershipit aktual të Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shpreh keqardhjen për këtë fushatë denigruese, e cila nuk synon të evidentojë problemet, që ka sistemi i shëndetësisë dhe përmirësimin e tyre, por është thjesht një shantazh ndaj gjithë sistemit të shëndetësisë dhe kësaj ministrie apo edhe ISKSH-së për të mbështetur dhe favorizuar në mënyrë të paligjshme, firma, të cilat janë të lidhura me elementë të këtij lidershipi”, deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Sipas tij, opozita, nga njëra anë është mësuar të përfitojë tendera në mënyrë të paligjshme, sikundër është rasti i deputetit socialist, Ilir Beqja duke shitur njëkohësisht me përfitimin e jashtëligjshëm edhe moralin e pastër.

Kryetari i LSI-së, duke mbrojtur punën e ministrit Vasili konfirmoi mbështetjen për të, duke theksuar se “ministri Vasili konfirmon çdo ditë që është mjaft kompetent, shumë i përkushtuar profesionalisht dhe pavarësisht nga vështirësitë e transformimit të sistemit tonë shëndetësor ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe vazhdon çdo ditë duke çuar përpara reformat delikate në këtë sistem, që natyrisht ka vështirësitë e tij, por që po ecën me shpejtësi në atë rrugë, që i shërben të gjithë qytetarëve dhe duke luftuar edhe pa ndërprerje vazhdimisht korrupsionin dhe mungesën e transparencës.

I pyetur për mbështetjen e mëtejshme të zhvillimit të bujqësisë në qytetin e Lushnjes, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta u shpreh se qeveria do ta mbështesë komunitetin e Lushnjës, si atë që merret me bujqësi ashtu edhe gjithë atë komunitet, i cili beson se përmes zhvillimit të sipërmarrjes së lirë, do të krijohen më shumë mundësi për punësim dhe mirëqenien e qytetarëve lushnjarë.

Kreu i LSI-së e vlerësoi takimin me simpatizantët në Lushnje si një shpërthim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet, duke vlerësuar se anëtarësimet e reja në këtë parti janë jo vetëm masive, po edhe cilësore.

“Jam i bindur që në këtë mënyrë LSI në Lushnjë do të jetë një forcë kryesore dhe në dobi të këtij komuniteti të mrekullueshëm. LSI do të thotë politika e dyerve të hapura, do të thotë se LSI-ja është forca me demokratike në vend, e cila është e hapur dhe që shikon drejt të ardhmes”, theksoi Meta.

Më tej, i pyetur rreth një kandidimi të tij si deputet i Lushnjes, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i LSI-së u përgjigj kështu: “Do të ishte një nder për mua të shpallesha deputet në Lushnjë”.

mit/NOA

KOMENTE