English

Paketa e re e sigurisë për avionët, BE merr vendimin nesër

Berlin, 7 nëntor, NOA - Pas zbulimit të paketave me lëndë eksplozive në transportin ajror ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere do t`i rekomandojë ditën e hënë Bashkimit Europian kontrolle më të ashpra në këtë sektor.

Në një katalog prej pesë pikash ai kërkon nga që të bëhet siguria e komunikacionit ajror në nivel evropian dhe të kontrollohen më mirë ngarkesat nga vendet e treta të pasigurta. Një qasje individuale nuk do të ndihmojë më tej, pasi Gjermania është në qendër të Evropës për transportin ajror, bën të ditur ministria.

Ministri i komunikacionit Peter Ramsauer, sugjeroi futjen në një listë të zezë të aeroporteve të pasigurta. Në fillim të javës në Greqi u gjetën 13 paketa me lëndë eksplozive. Përveç kësaj në Britani të Madhe dhe në Dubai u zbuluan dy paketa të tilla që ishin dërguar nga Jemeni.

NOA/DV

KOMENTE