Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Na çudit heshtja e Vasilit. Kush e drejton e mafien e tregut të ilaçeve në vend?
English

PS: Na çudit heshtja e Vasilit. Kush e drejton e mafien e tregut të ilaçeve në vend?

Tiranë, 7 nëntor, NOA – Partia Socialiste ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasli. Deputeti i PS, Eltar Deda u shpreh sot se ministri nuk duhet të hesht më për akuzat që i janë bërë dhe se duhet të sqarojë së kush fshihet pas monopolit të tregtisë së barnave në vend.

“PS vazhdon përsëri të denoncojë por çudia është te heshtja e Petrit Vasilit. Si është e mundur z. ministër, që ju nuk i sqaroni pacientet, mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për shqetësimet dhe përballjen e tyre me këtë problematikë që kërkon nga ju dhe kryeministri i vendit zgjidhje?”, tha Deda.

Në emër të PS-së, Deda ka kërkuar procedurat e shitjes së medikamenteve. “Së fundi, PS kërkon të dijë nga ana e juaj z.ministër, a ekziston në politikat tuaja qeverisëse koncepti i negocimit me importuesit e këtyre medikamenteve? A po krijohen apo jo monopole në tregtinë e ilaçeve dhe kë përfaqësojnë ato?”, u shpreh ai.

Deputeti socialist ka theksuar se sektori i shëndetësisë vazhdon të jetë më problematiku në vend dhe për këtë ka bërë përgjegjës ministrin Vasli.

“Paaftësia e Petrit Vasilit ka sjellë që shëndetësia në të gjithë sektorët e saj të rezultojë e dështuar. Politikat e tij të korruptuara, selektive dhe nepotike kanë bërë që besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve të ketë humbur”, tha sot Deda.

Duke folur për tregun e ilaçeve, Deda ka shtuar se ky treg ka rënë në dorën e mafias. “Politikat tuaja në drejtim të tregut farmaceutik, kanë sjellë që ky sektor të bjerë në dorën e mafies së ilaçeve, e cila sjell përfitime vetëm të interesave të tyre dhe jo rritje së cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj komunitetit”, tha ai.

Deda ka sjellë edhe disa shembuj me çmimet e barnave, duke e cilësuar lëvizjen e çmimeve si një abuzim flagrant. “Një pako Auline, me 30 bustina, në tregun tonë kushton 1266 lekë. Në tregun rajonal po i njëjti medikament, me po të njëjtën sasi, kushton 4.3 euro, pra 2.5 herë më e shtrenjtë. Oki 4.3euro në tregun rajonal, 1200 lekë të reja në tregun tonë. 2.5 euro më e shtrenjtë”, tha Deda.

Sipas tij çrregullimi i këtij tregu ka bërë që pacienti në vend të luftojë betejën me sëmundjen.

“Si është e mundur z. ministër që çmimet në tregun shqiptar janë dy deri në tre fish më të shtrenjta se tregu rajonal?’, tha Deda.

a.k/NOA

KOMENTE