English

Sot zhvillohen në Azerbajxhan zgjedhjet parlamentare

Azerbajxhan, 7 nëntor, NOA - Në Republikën e Kaukazit, Azerbajxhan, qytetarët janë thirrur për të zgjedhur një parlament të ri.

Rreth 4,8 milionë qytetarë me të drejtë vote mund të japin votën e tyre. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar lënien pas dorë në mënyrë sistematike të opozitës në medie dhe në fushatën zgjedhore.

Si e sigurt për fitore mbahet partia qeverisëse "Azerbajxhani i ri" i presidentit IIham Alijev. Azerbajxhani është për Bashkimin Europian një vend i rëndësishëm strategjik që ka naftë dhe gaz.

NOA

KOMENTE