Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
150-vjetori i Bashkimit të Italisë, në Tiranë, Anita Garibaldi, pasardhëse e heroit të Rilindjes
English

150-vjetori i Bashkimit të Italisë, në Tiranë, Anita Garibaldi, pasardhëse e heroit të Rilindjes

Tiranë, 8 nëntor, NOA/ Milena Selimi - 150-vjetori i Bashkimit të Italisë përkujtohet me disa aktivitete në Tiranë.

Më 10 nëntor, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë organizon konferencën "Garibaldi dhe liria e popujve", ku do të jetë e pranishme Anita Garibaldi, pasardhëse e këtij "heroi të dy botëve".

Anita Garibaldi është gazetare, publiciste, e cila drejton Qendrën e Studimeve Politike Evropiane, (CESPEURO), është kujdesur gjatë punës së saj të mbajë gjallë emrin, që lidhet me stërgjyshin e saj, duke kontribuar në restaurimin e statujave të Garibaldit dhe Anita Garibaldit e deri tek botimet të ndryshme.

Që nga viti 1999 ajo drejton Shoqatën Kombëtare Garibaldine.

Anita Garibaldi është autore e "La donna del Generale" një vepër mbi rezultatet historike të një kërkimi në Amerikën e Jugut për jetën e stërgjyshes së saj Anita Garibaldi.

Në vitin 2003 ajo ka ndihmuar në botimin e veprës "Nate dal mare" një sagë historike, ku Anita Garibaldi rrëfen 150 vjet histori të tre brezave Garibaldi.

Zonja garibaldi është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Garibaldëve, nga gjyshi Ricciotti dhe i ati Ezio Garibaldi.

Më 12 nëntor, prezantohet libri "Arbëreshët dhe Garibaldi", ribotim i shtëpisë botuese "Onufri" i një studimi të realizuar nga studiuesi Koli Xoxe, me pjesëmarrjen dhe diskutimin e studiuesit arbëresh Elio Miracco, i cili do të referojë mbi temën "Kontributi i arbëreshëve në Rilindjen Italiane".

Me këtë rast në BK do të mbahet një konferencë e posaçme.

Elio Miracco është profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Universitetin "La Sapienza" të Romës.

m.s/mit/NOA
KOMENTE