English

Bundesligë, Mainz humbet sërish, Bajerni barazon

Gjermani, 8 nëntor NOA - Ëndrra fitimtare për Mainzin tashmë ka filluar të zhduket. Skuadra, e cila do të mbetet një zbulim i këtij sezoni të Bundesligës ka pësuar disfatën e dytë në kampionat në fushën e Freiburut, duke u distancuar nga kryesuesit e Borussia Dortmund.

Një fitore të rëndësishme ka arritur skuadra e Eintracht të Frankfurtit, e cila ka arritur të mundë Wolfsburg me rezultatin 3 me 1.

Kampionët në fuqi të Bajernit janë ndalur në një barazim 3-3 me Munchengladbach.

r.b/NOA

KOMENTE