Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Ëndrra e studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa, u realizua
English

Ilir Meta: Ëndrra e studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa, u realizua

Tiranë, 8 Nëntor, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta në lidhje me heqjen e vizave është shprehur sot se tashmë ëndrra e studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa, u realizua.

“Me këtë vendim, liria e shqiptarëve merr një dimension tjetër, merr një dimension akoma më europian dhe jam i bindur që çdo shqiptar ndihet shumë më i lirë sot, shumë më krenar dhe shumë më i sigurt në përkatësinë evropiane”, tha ai.

Z. Meta, a mund të na jepni një koment tuajin për këtë ditë të sotme?

Ishte kënaqësi e madhe për mua që urimin e parë ta bëja nga Universiteti Politeknik i Tiranës, nga ai Universitet ku 20 vjet më parë zëri i studentëve të Shqipërisë, brohoritjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe besoj se sot është një ngjarje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, është një arritje e jashtëzakonshme, është një arritje historike dhe është një arritje konkrete për çdo shqiptar. Nuk është thjesht çështja e heqjes së vizave, por mbi të gjitha është heqja e një muri ende konkret, e një barriere tepër stresuese për qytetarët shqiptarë. Mbi të gjitha është një çështje dinjiteti dhe lirie. Pra, me këtë vendim liria e shqiptarëve merr një dimension tjetër, merr një dimension akoma më europian dhe jam i bindur që çdo shqiptar ndihet shumë më i lirë sot, shumë më krenar dhe shumë më i sigurt në përkatësinë europiane.

Z.Meta, ju jeni sot zv/kryeministër dhe ministër i Ekonomisë. Keni qenë ministër dhe kryeministër i së majtës. Cila nga qeverisjet ka punuar më shumë për këtë ditë? Kujt i shkon kontributi?

Kontributi është i shtrirë në kohë. Kontributi u takon të gjithëve, që nga studentët që unë përmenda, studentët e 20 viteve më parë dhe unë i takoj pikërisht asaj gjenerate, i takon të gjithë atyre që punuan me përkushtim për të hequr edhe këtë pengesë madhore të qytetarëve shqiptarë. Natyrisht, të gjitha qeveritë kanë kontributet e tyre për ecurinë e proceseve integruese të vendit, sepse ky është një moment i ri integrues i Shqipërisë.

Është për të ardhur keq se opozita e sotme, në kundërshtim me traditën pozitive dhe kontribuese të Partisë Socialiste në drejtim të proceseve europianizuese të Shqipërisë, ka kontribuar në mënyrë negative për të dëmtuar proceset europianizuese të vendit. Nuk ka dhënë asnjë kontribut konkret dhe pozitiv, as në drejtim të plotësimit të standardeve dhe të kërkesave të panumërta që ka pasur udhërrëfyesi i Komisionit Europian për çështjen e vizave, sepse po arrihet heqja e vizave jo si një dhuratë, por po arrihet heqja e vizave si një meritë e plotësimit të të gjitha kushteve dhe standardeve, për të cilat nuk ka pasur asnjë lloj tolerance, natyrisht me të drejtë, nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Megjithatë, besojmë se ky është një moment pozitiv që i shërben të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime partiake. Natyrisht që edhe si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe si ish ministër i Jashtëm në këtë qeveri, jam shumë krenar për ato kontribute të rëndësishme që kjo forcë politike ka dhënë, sidomos gjatë këtij viti, për plotësimin e të gjithë këtyre kushteve për arritjen e kësaj dite të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe jo vetëm për ata që i takojnë gjeneratave të sotme, por edhe gjeneratave të ardhshme.

Ju keni qenë ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj kohe çfarë ka ndodhur? A ka pasur ndonjë moment kur ne e kemi rrezikuar liberalizimin e vizave? Kush kanë qenë më skeptikët?

Vështirësitë kanë qenë të mëdha, sepse për tre vendet që e përfituan një vit më parë këtë të drejtë u vërejtën disa fenomene të mos respektimit të rregullave për çështjen e qëndrimit dhe afatet në vendet përkatëse. U krijua një sensibilitet negativ në shumë vendeve të Bashkimit Europian. Për Shqipërinë dhe për Bosnjen ka qenë një vështrim shumë më i detajuar, ka qenë një ushtrim shumë më kërkues nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare. Por, unë besoj se ligje të rëndësishme të realizuara, sidomos ai Antimafia, investime të jashtëzakonshme që u bënë në drejtim të kontrollit të kufirit, në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, përveç investimeve që kanë të bëjnë me pasaportat biometrike, që janë të standardeve më të larta në Europë dhe shumë elementëve të tjerë të panumërt, padyshim që bindën Bashkimin Europian se Shqipëria dhe Bosnja nuk duhej të diskriminoheshin për shkak edhe të problemeve apo të shqetësimeve të vërejtura nga vende që e përfituan këtë gjë një vit më parë. Kështu që, ka qenë një ushtrim shumë i vështirë për t’u zgjidhur, por energjitë e qeverisë kanë qenë të jashtëzakonshme, të përqendruara për të plotësuar me rigorizitet të plotë të gjitha kërkesat. Dhe, kur del pas një provimi të vështirë je dhe më i kënaqur se kur merr një provim të lehtë.

Z. Meta, çfarë është për ju teza e opozitës se Shqipëria ka 1 milionë të papunë?

Teza e opozitës mendoj që është në kuadër të përpjekjeve të tyre të çoroditura, për të kërcënuar Bashkimin Europian me eksode. Herë pas here, në momente kulminante, kur kemi qenë në vijim të kapërcimit të provimeve të njëpasnjëshme, sepse i gjithë ky vit ka pasur disa momente të rëndësishme, që nga ardhja e ekspertëve, që nga Samiti i Sarajevës, që nga ardhja e ekipit të ekspertëve për të vlerësuar dhe tre çështje të cilat ishin në vazhdim, pra vazhdimisht ka pasur disa stacione për të mbërritur tek ky moment i rëndësishme, janë hedhur teza të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkonin të kërcënonin Europën me probleme që do të krijonin qytetarët shqiptarë në rast se do të liberalizoheshin vizat. Pavarësisht se ka pasur një demagogji, sikur kishte një angazhim të opozitës që të hiqeshin vizat, absolutisht të gjitha aksionet politike kanë ecur kundër këtij procesi. Mund t’ju them me bindje të plotë se më vjen keq që nuk ka një kontribut të vetëm konkret në morinë e qindra standardeve që ka plotësuar Shqipëria gjatë këtij viti nga ana e opozitës në këtë proces të rëndësishëm dhe historik.

Por, pavarësisht nga kjo, unë jam i gëzuar sepse nga ky moment i jashtëzakonshëm dhe kjo arritje e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë pa asnjë dallim partiak, përfitojnë të gjithë përkrahësit e forcave të ndryshme politike, në mazhorancës apo në opozitë, dhe të gjithë ata që janë abstenues të përjetshëm.

NOA

KOMENTE