Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Isa Mustafa: Kam marrë përsipër përgjegjësinë e fitores
English

Isa Mustafa: Kam marrë përsipër përgjegjësinë e fitores

Prishtinë, 8 nëntor, NOA - Lidhja Demokratike e Kosovës, pas ditës së djeshme të votimeve, do të ketë tashmë një kryetar të ri të saj, Isa Mustafën e kjo pasi Kuvendi i shtatë zgjedhor të LDK-së i dha atij 235 vota, kundrejt 124 votave për kandidatin rival, Fatmir Sejdiu. Menjëherë sapo është bërë i ditur rezultati, Isa Mustafa tha se e pranon me kënaqësi detyrën e kryetarit të LDK-së.

“Ju faleminderit për besimin. Unë sot nuk po e marr përsipër vetëm detyrën kryetarit të partisë, unë sot po marr përsipër detyrën e fuqizimit të LDK-së, të ringjalljes së saj. Po ju them, unë po marr përsipër detyrën e rikthimit të LDK-së si parti e parë, udhëheqëse e ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës. Unë, pra, po e marr përsipër këtë parti që ta qoj atë drejt fitores”, tha ai.

Duke shtuar se falënderon ish-presidentin Sejdiu, që udhëhoqi partinë në kohë të vështira, duke arritur të ruaj substancën dhe vlerat e saj, të paprekura dhe të fuqishme. E falënderoj sepse arriti të ruajë partinë, që ne sot ta dërgojmë më tutje, ta fuqizojmë më tej. Të ndërtojmë mbi atë që ndërtoi ai dhe presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova. Kam marrë sot një përgjegjësi të madhe, e di. Përgjegjësi për fitoren”, përfundoi ai. n.e/NOA

KOMENTE