Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nipi i Nelson Mandelas akuzohet për përdhunim
English

Nipi i Nelson Mandelas akuzohet për përdhunim

SHBA, 8 nëntor NOA - Autoritetet në SHBA kanë kërkuar ekstradimin e një prej nipërve të ish-presidentit afrikano-jugor Nelson Mandela, Isaac Kwame Amuah.

Lajmi është bërë i ditur nga Sunday Times. Amuah, 54 vjeç, kërkohet pasi është i akuzuar për përdhunim ndaj një studenteje në Connecticut, në vitin 1993.

Në atë kohë Amuah, me origjinë nga Gana, jepte mësim në një kolegj në Hartford.

Sipas akuzës, Amuah arriti të paguante një gjobë prej 10 mijë dollarësh për të fituar lirinë dhe më pas u arratis menjëherë.

Në 2005 Amuah mbërriti në Afrikën e Jugut, ku më pas u bë një biznesmen i suksesshëm dhe shef i organizatave të ndryshme.

r.b/NOA

KOMENTE