English

VENDIMI HISTORIK, SHQIPTARET TANI E TUTJE PA VIZA NE BE (VIDEO)

Po shqiptarët e Kosovës, kur? Malmstrom: Të mos ndodhë si me vendet sllave Basha: Ditë më të bukur për të festuar, nuk ka Rama: T’i lëmë jashtë, tam-tamet e politikës Tirana në eufori dhe delir për heqjen e vizave “Shqiptarët, jo më të ndarë për së gjalli”

Tiranë, 8 Nëntor 2010 NOA/ Speciale: Eglantina Nasi, Irma Toptani, Rid Bulku, Fotot: NOA/LSA – Bashkimi Evropian ndërmori sot, vendimin përfundimtar për heqjen e vizave të përkohshme për shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës.

Ndërsa ishin paralajmëruar nota joentuziaste nga Franca, Gjermania dhe Holanda, vendimi i sotëm megjithatë u mor në mënyrë unanime, nga Ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme, me ftesë të Presidencës Belge të BE dhe mbajti atje një fjalim, duke theksuar se “nuk do të ketë ditë më të bukur se kjo për të festuar”.

Ndërsa ende nuk ishte shpallur vendimi i Brukselit, pak para mesditës, kryeministri Sali Berisha mblodhi në zyrën e tij disa të rinj e të reja, duke u theksuar atyre se “heqja e vizave është një ngjarje shumë e madhe historike që ndan epoka”.

Interesante ishte dhe pjesa kur shefi i Qeverisë deklaroi se “evropianët na hoqën nga lista e zezë dhe tani jemi në listën e bardhë”.

{youtube}JOunG_jab1Q{/youtube}

Menjëherë më pas, u shpall vendimi unanim i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.

Sapo ka dalë vendimi zyrtar, kryeministri Berisha, i informuar nga Ministri ynë i Brendshëm, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi. Berisha theksoi se vendet evropiane dhanë besim tek shqiptarët dhe shteti i tyre.

Më tej, shefi i qeverisë shqiptare tha se “tani e tutje shqiptarët nuk do të jenë më të ndarë për së gjalli”.

Ndërkaq, ka dalë edhe opozita për të përshëndetur këtë ditë të shënuar.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai kërkoi që sot “t’i lëmë jashtë, tam-tamet e politikës”.

Dita e sotme, pati edhe reagimet e partisë së çamëve, ku kreu Shpëtim Idrizi tha se liberalizimi i vizave, plotësohet “vetëm kur të përfitojnë edhe shqiptarët e Kosovës”.

{youtube}3wV-oC2fxJs{/youtube}

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Po shqiptarët e Kosovës, kur?

Kartolina më e bukur për festat e fundvitit

Topi: Shpresë për punë mes institucioneve

Malmstrom: Të mos ndodhë si me vendet sllave

Wollfarth: Heqja e vizave, votëbesim i BE

Basha: Ditë më të bukur për të festuar, nuk ka

Rama: T’i lëmë jashtë, tam-tamet e politikës

Tirana në eufori dhe delir për heqjen e vizave

Haxhinasto: Një akt për t’u ndjerë evropianë

“Shqiptarët, jo më të ndarë për së gjalli”

“Kombet evropiane, na falën besimin”

Heqja e vizave, asnjë votë kundër në BE

Kryeministri: Tani jemi në listën e bardhë

Ngjarje e madhe historike që ndan epoka

BE miraton heqjen e vizave për shqiptarët

Meta: Vendimi për vizat, mjaft i rëndësishëm

Metropoli, i zbukuruar me dekor ekstravagant

KOMENTE