Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Thaçi uron Berishën: Sukses historik për Shqipërinë
English

Vizat, Thaçi uron Berishën: Sukses historik për Shqipërinë

Prishtinë, 8 nëntor, NOA – Lajmi për heqjen e vizave për Shqipërinë është pritur me entuziazëm edhe nga shqiptarët në Kosovë, që tashmë janë të vetmit në Ballkan që ende do të udhëtojnë drejt Evropës përmes regjimit të vizave.

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar përmes një mesazhi kryeministrin Sali Berisha.

“Dëshiroj t’i dërgoj një mesazh homologut tim, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, sot, kur për Shqipërinë po ndodh një histori, po fillon liberalizimi i vizave për Shqipërinë. Uroj kryeministrin Berisha, gjithë spektrin politik në Shqipëri, popullin shqiptar. Ky është një sukses historik për Shqipërinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon, për perspektivën evropiane dhe mendoj se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt edhe për Republikën e Kosovës”, theksoi Thaçi në mesazhin e tij për kryeministrin Sali Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE